Me dt. 30.10.2019 Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana ishte i pranishëm sot në . Tashmë 80 nxënës të kësaj shkolle do të mësojnë në kushte bashkohore.
Në inagurim ishin të pranishëm: Kryetari i Bashkisë Kukës z.Safet Gjici, Kryetari i Këshillit të Qarkut z.Abdulla Domi, Drejtori Drejtorisë Arsimore Lezhë z.Bardhok Pulaj, Drejtori i Zyrës Arsimore Kukës z. Skënder Ahmeti , si dhe banorët e zonës.
Duke u nisur nga kërkesat dhe interesi i lartë i banorëve të zonës si dhe gjendja e amortizuar e shkollës qeveria realizoj një investim prej 130 milionë lekë. Realizimi i këtij projekti krijon për komunitetin dhe fëmijët e tyre që jetojnë në këtë zonë, standarte dhe kushte të larta për të zhvilluar mësimin, që ju kishin munguar ndër vite.
Në këtë ceremoni inagurimi nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur dhe një koncert festiv.