Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot më dt 22.11.2024 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës z.Agron Geca u bë përkujtimi i 116-vjetorit të Kongresit të Manastirit i quajtur ndryshe “Dita e Dijes” Dita e themelimit të Alfabetit Shqip.
•Në këtë takim përkujtimor morën pjesë përfaqësues nga bashkitë Kukës ,Has dhe Tropojë ,përfaqësues nga Qarku Kukës,drejtues të zyrave vendore arsimore të Qarkut,intelektualë mësues të shkollave të Qarkut mësues nē pension si dhe Administrata e Prefektit të Qarkut.
•Fjalën e rastit e mbajti Prefekti i Qarkut z Agron Geca.
Fjalë përshëndetëse mbajtën me këtë rast Doktor Prefesor Shefqet Hoxha nga Kukësi dhe Doktor Profesor Sali Kadria nga Hasi.
Gjithashtu mbajtën kumtesa zj Violeta Sinani nga Kukësi dhe Gëzim Prengëzi nga Tropoja.
•Në përmbyllje të këtij takimi u recituan vjersha për Kongresin e Manastirit nga mësuese Shkurte Mula(Shatri) nga Hasi dhe poeti popullor Riza Vata nga Kukësi.