[vc_row][vc_column][vc_column_text]Në përkujtim të 5 Majit “Dites së Dëshmorëve” në varrezat e të rënëve në Kukës nga ana e Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës u organizua një ceremoni zyrtare shtetërore
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin pas-ardhës të familjeve të dëshmorëve,veteranë,nxënës shkollash,përfqesues të institucioneve qëndrore dhe vendore,të rinj e të reja e ushtarakë.
Merrte pjesë në këtë ceremoni edhe z Safet Gjici kandidat për deputet në qarkun Kukës.
Në emër të Institucionit të Prefektit të Qarkut përsheëdeti të pranishmit z Liman Morina Prefekt i Qarkut,si dhe z Agim Braha nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve.
Me këtë rast në emër të Institucionit të Prefektit u vendos një kurorë nga Prefekti z Liman Morina dhe Koordinatori i Përgjithshëm z Abdulla Domi,njëkohësiht u vendosën kurora edhe në emër të disa Institucioneve të tjera qëndrore dhe vendore.
Pas ceremonisë u zhvilluan vizita në familjet e dëshmorëve.
Lavdi Dëshmorëve të popullit tonë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_media_grid grid_id=”vc_gid:1494324044521-df99010c-3f9e-8″ include=”6000,6001,6002,6003,6004,6005″][/vc_column][/vc_row]