Ceremoni në përkujtim të rënjes së « 20 Dëshmorëve »

 

Ceremoni në përkujtim të rënjes së « 20 Dëshmorëve »

Koordinatori i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes z.Abdulla Domi, me date 07.07.2018 mori pjese ne Ceremonine Perkujtimore te 20 Deshmoreve te rene ne nje aksident automobilistik ne fshatin Mal i Bardhe Milot-Kurbin.
Kjo ceremoni ishte e organizuar nga Organizata e familjeve te Deshmoreve, dhe Komiteti i Veteraneve te Rretheve Kukes dhe Kurbin ne vendin ku me 07.07.1949, gjate udhetimit per ne aksion 20 konviktorë te nisur nga Kukesi aksidentalisht humben jeten, aty ku sot ngrihet lapidari qe perkujton kete ngjarje te dhimshme.
Folen ne kete cerenomi z Agim Braha si dhe z Enver Onuzi si dhe perfaqesuesit e Organizates se Familjeve te Deshmoreve dhe te Komitetit te Veteraneve te Kurbinit
Ne fjalen e tij Koordinatori i Pergjithshem falenderoi pronarin e tokes ku ngrihet lapidari z Tafa, biznesmenin Gega qe beri te mundur riparimin e tij si dhe te pranishmit qe moren pjese ne kete ceremoni perkujtimore.
Eshte nder per te dy rrethet qe vleresuan motivin, krenarine dhe guximin e ketyre djemve per ndertimin e Shqiperise ne ate periudhe.Ne fund u vendosen kurora dhe buqeta me lule.