PREFEKTI I QARKUT KUKES
Analiza Vjetore e Punës së Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës për vitin 2017
Me datë 14.02.2018 ora 10.00 në Prefekturen Kukës u zhvillua Analiza Vjetore per vitin 2017.
Ne këtë analizë merrnin pjesë Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana , 2 Nënprefektet e rretheve Tropojë dhe Has si dhe gjithë punonjësit e Administratës së Instituicionit.Fillimisht fjalen e mori ne kete analize Prefekti i Qarkut z Kuçana i cili foli shkurtimisht mbi realizimin e detyrave të ngarkuara nga ana e Keshillit te Ministrave gjatë vitit 2017.
Prezantimin e materialit analizës vjetore e mbajti Koordinatori i Përgjithshëm z Abdulla Domi.
Persa i takon punes se bere nga ana e Administrates se Institucionit te Prefektit kemi pasur nje angazhim konkret per realizimin e detyave ligjore me ndjekjen periodike te punes se cdo sektori,por mendoj se duhet nje pune me e mire ne grup dhe ne bashkerendimin mes zyrave.Duhet theksuar se te gjithe sektoret kane punuar me perkushtim ne realizimin e detyrave si : Sektori Juridik, Sektori i Finances dhe i Sherbimeve Mbeshtetese,Zyra e Emergjencave Civile,Sektori i Monitorimit te Kompetencave Vendore, i Titujve te Pronesise, dhe ai i Gjendjes Civile te cilet ne punen e tyre ditore dhe ligjore kane lidhje te drejtperdrejte me sherbimin ne kohe e brenda afateve ligjore ndaj te gjithe problematikes qe paraqitet ne Prefekture dhe kerkon vemendje per zgjidhje.
E moren fjalen dhe diskutuan ne kete analize pune disa nga shefat e sektorëve të cilët theksuan punen e e mire dhe problemet e hasura gjate vitit 2017 si dhe premtuan për një permiresim të punës në sektoret respektive në lidhje me disiplinën në punë,etikën në komunikim me qytetarët.
Pastaj diskutuan edhe Nenprekti i rrethit te Tropopjes z Mustaf Tahiraj si dhe Nenprefekti rrethit te Hasit z Selman Geca te cilet paraqiten shqetesimin e tyre ne lidhje me mos plotesimin e vendit vakant te specialistit te pritjes se qytetareve prane Nenprefektit si dhe mungesen e investimeve ne mirembajtjen e objekteve ku punojne apo ne paisjen me llogjistikë per pune nje punë normale.
Në fund te takimit Prefekti i Qarkut z Kuçana paraqiti objektivat që Institucioni i Prefektit të Qarkut Kukës do të realizojë gjatë vitit 2018.
DISA NGA OBJEKTIVAT E INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT PËR VITIN 2018
1-Realizimi i gjithë detyrave që Këshilli i Ministrave i ngarkon Institucionit në kuadër të “Vitit Gjergj Kastriotit Skënderbeu”.
2-Ndjekja me përparësi e të gjithë detyrave dhe detyrimeve që do ti ngarkohen Institucionit në kuadër të nismës “Për një Shqipëri të Pastër”.
3-Do të mbështeten të tre Ndërmarrjet e Ujësjellëseve në shkallë Qarku në aksionin për formalizimin e punës në drejtim të mbledhjës së detyrimeve për ujin e pijshëm.
4-Shërbimi me korrektesë , me përparesi dhe me përgjegjshmëri ndaj qytetarëve.
5-Kontroll i vazhdueshëm i disiplinës në punë brenda Institucionit dhe luftës së vazhdueshme kundër fenomeneve të korrupsionit dhe nepotizmit nëpër Institucionet qëndrore në nivel lokal.
6-Ndjekja e kualifikimeve dhe trajnimeve për një Administratë të kualifikuar dhe që i përgjigjet stadit të zhvillimit dhe përcaktimeve të Statusit të Nepunësit Civil.
7-Ndjekja e të gjithë problematikës së titujve të pronësisë për të realizuar objektivat e qeverisë Shqiptare, të vendosura për tokat bujqësore.
8-Rritja e punës dhe e përgjegjësise në përballimin e Emergjencave Civile.
9-Realizimi i të gjitha detyrave që i dalin Institucionit të Prefektit në bazë të ligjit për ndjekjen e investimeve në bashki dhe punën e task-Forcave.
10-Inspektime ne te gjithe territorin e Qarkut per te ndjekur ecurine e Investimeve nga Qeveria apo Bashkite sidomos ne ato me karakter strategjik ne fushen e Infrastruktures apo turizmit.