Analiza Vjetore e Prefekturës Kukës

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

Me datë 08.02.2017 ora 11.00 në sallën e takimeve të Prefektures Kukës u zhvillua Analiza Vjetore e punës së këtij Institucioni.
Ne këtë analizë merrnin pjesë Prefekti i Qarkut Kukës z Liman Morina , Nënprefekti i rrethit Tropojë z Mustaf Tahiraj ,Nënprefekti i rrethit Has z Selman Geca si dhe gjithë punonjësit e Administratës së Instituicionit.
Fjalën e hapjes së kesaj analize e mbajti z Morina i cili foli shkurtimisht mbi realizimin e detyrave të ngarkuara gjatë vitit 2016 dhe përgjëgjshmërinë e Administratës së Prefekturës në realizimin e detyrave të vëna.
Prezantimin e materialit të Analizës Vjetore e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës z Abdulla Domi.
Pas prezantimit të materialit të pregatitur e morën fjalen dy Nënprefektët si dhe disa nga shefat e sektorëve të cilët parashtruan idetë e tyre për një permiresim të punës në Institucion në lidhje me disiplinën në punë,etikën në komunikim me qytetarët si dhe prezantimin para tyre si punonjës të një ndër Institucioneve me të rëndësishme në shkallë Qarku.
Në fund z Morina bëri një bilanc të arritjeve por dhe të problematikave me të cilët u ndeshëm gjatë 2016,dhe paraqiti Objektivat që Institucioni i Prefektit të Qarkut Kukës do të realizojë gjatë vitit 2017.

[/vc_column_text][vc_column_text] Shiko më shumë [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_media_grid element_width=”3″ grid_id=”vc_gid:1486729048295-c21c54b0-ea98-1″ include=”5960,5954,5955,5956,5957,5958,5959″][/vc_column][/vc_row]