Aktivitete të zhvilluara nga Prefekti e Administrata e Prefektit të Qarkut 09-15 Maj 2019.
Me date 9 maj 2019 ne ambientet e Hotel Gjallica e zhvillua nje takim me rastin e Javes se Infermierise dhe Dites se Infermierit organizuar nga Urdheri i Infermiereve te Qarkut Kukes.Ne kete takim u vleresua puna e bere nga te gjithe infermieret si pika e pare e kontaktit me te semuret dhe u trajtua perkushtimi i tyre ne sherbim te ofrimit te sherbimit tek qytetaret. Fjalen pershendetese e mbajti Kryetarja e Urdherit te Infermiereve te Qarkut Kukes znj Entela Thaçi (Sokoli) si dhe pershendeti ne kete takim edhe Sekretari i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes z Abdulla Domi.Per dy infermiere te dalluar u dhane mirenjohje.
Me date 10.05.2019 dhe me date 16.05.2019 ne respekt te shpalljes dite zie ne perkujtim te Deshmoreve te Atdheut n/tetare Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes flamuri eshte ngritur ne gjysme shtize dhe eshte mbajtur nje minutë heshtje nga punonjesit e administrates se Prefektit te Qarkut Kukës.
Me date 13.05.2019 Prefekti i Qarkut z Kuçana zhvilloi nje takim me drejtues te degeve dhe zyrave ne Tropoje.Ne keto takime periodike u kerkua nga drejtuesit e ketyre institucioneve angazhim konkret per realizmin e detyrave te ngarkuara nga qeveria shqiptare ne funksion te proçesit zgjedhor si dhe detyrave tjera te perditshme.Po kete dite Prefekti mori pjese edhe ne ceremonine per prezantimin e nje zjarrfikese te re dhurate nga Anglia per Bashkine Has e mundesuar nga kryetari i kesaj bashkie z Demë Lala.
Me date 14.05.2019 z Ilmi Lisha se bashku me ing Shefki Cenaj ishin ne inspektim te ecurise se punes qe po ben firma koncesionare ne lidhje me ndertimin e nenkalimit ne fshatin Pobreg Eperm Njesia Administrative Terthore pas ankimimit te nje banori qe kerkon qe kjo rruga ta lidh edhe pbjektin e tij me rrugen kryesore.Administrata e Prefektit te Qarkut e ka perparesi zgjidhjen e ankesave te shtetasve si dhe kthimin ne kohe te pergjigjeve te shqetesimeve qe ato kane.
Me datë 15.05.2019 ne institucionin e Prefektit te Qarkut u zhvillua takimi i Task -Forces Vendore per Luften Kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike . Nga anetaret e Task -Forces pati raportime dhe diskutime . Takimi u drejtua na Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana dhe u zhvillua edhe në frymen e detyrave të dhena nga Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj në takimin e fundit te datës 09.05.2019. Ne fund u vune detyra konkrete per kete problem per secilin institucion dhe u moren detyra konkrete per zero bime narkotike ne Qarkun Kukes.