Aktivitete të Prefektit të Qarkut dhe të Koordinatorit të Përgjithshëm.Tetor-Nëntor 2018

 

Aktivitete të Prefektit të Qarkut dhe të Koordinatorit të Përgjithshëm.Tetor-Nëntor 2018

1-Me date 26.10.2018 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana mori pjese ne nje aktivitet te zhvilluar ne shkollen 9 vjecare “Riza Spahiu”ne Kukes me rastin e 25 vjetorit te kesaj shkolle.Mernin pjese ne kete takim edhe drejtues te institucioneve vendore ,te pushtetit lokal si dhe prinder e mesues.Ne kete takim z Kuçana pershendeti te pranshmit dhe ju uroj stafit pedagogjik te shkolles suksese ne detyren e larte te formimit te brezit te ri me dije.

2-Me date 30.10.2018 z Kuçana mori pjese ne nje takim te organizuar nga Drejtoria Rajonale e Sherbimit Social Shteteror me administratoret e ndihmes ekonomike me shkalle Qarku me te cilet u diskutuan formatet e formulareve dhe menyra e plotesimit te tyre per qytetaret qe e perfitojne ndihmen ekonomike si dhe probleme te tjera ne funksion te kesaj pune.Merrte pjese ne kete takim edhe zv Ministrja e Shendetesise znj Adriana Jaku.Prefekti Kuçana pershendeti takimin ne emer te Qeverise Shqiptare dhe kerkoi nga ato qe te bejne te pamunduren qe qytetaret te mos sorollaten kot neper zyrat e shtetit dhe te marrin sherbimin e kerkuar.

3-Me date 30.10.2018 ne pallatin e kultures Hasan Prishtina ne sallen “Amerikan Corner” u zhvillua nje takim me pjesmarrjen e drejtuesve te Autoritetit te Konkurences se Republikes se Shqiperise dhe asaj te Kosoves ne te cilen u diskutua problematikat,arritjet dhe permiresimet qe kerkohen per nje pune efikase ne luften kunder krijimit te monopoleve dhe te marreveshjeve te fshehta ne mes kompanive te ndryshme per te vendosur ndikimin ne treg.Folen ne kete takim Kryetarja e Autoritetit te Konkurences se Republikes se Shqiperise znj Juliana Latifi si dhe i Kosoves z Valon Prestreshi.Pershendeti te pranishmit ne emer te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes edhe z Abdulla Domi me detyre Koordinator i Pergjithshem

4-Me date 31.10.2018 Koordinatori i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes z Abdulla Domi ishte ne nje takim qe u zhvillua ne Bashkine e Hasit me rastin e 90 vjetorit te konviktit te Internatit “Kosova” me qender ne Krume.Ne kete takim ishin te pranishem ish nxenes e drejtues te ketij Internati,zv Kryetari i Komunes se Gjakoves ,perfaqesues te Keshillit te Qarkut Kukes si dhe te ftuar te tjere.Pershendeti te pranishmit ne kete ceremoni z Adem Lala si dhe ne emer te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes z Abdulla Domi.Me kete rast u be edhe promovimi i nje libri te botuar per nder te ketij 90 vjetori si dhe u shtrua nje dreke.

5-Me date 01.11.2018 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua nje takim me antaret e TTAT me te cilet u diskutua per punen e bere nga keto antare per realizimin me sukses te te gjithe aktiviteteve te zhvilluaara ne te gjithe Qarkun Kukes gjate muajit Tetor si muaji Antitrafik.Kryetari i TTAT-Kukes z Abdulla Domi shprehu vleresimin e tij per punen e bere dhe falenderoi te gjithe antaret dhe ne veçanti ato te DAR Kukes si dhe te Drejtorise Rajonale te Sherbimit Shendetesor dhe te Sherbimit Social Shteteror.Angazhim serioz per nje mision ligjor.