Aktivitete të Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës Dhjetor 2018

Aktivitete të Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës Dhjetor 2018

Me date 28.11.2018 ne Prishtine , Ambasadori i Shqiperise ne Kosove z. Qemal Minxhozi organizoi nje pritje me rastin e 106 vjetorit te shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Moren pjese ne kete pritje te zhvilluar Kryetari i Kuvendit te Kosoves z Kadri Veseli,Kryeministri i Kosoves z Ramush Hajredinaj ,Ministra, Ambasadorë  , Atashe ushtarak etj.Merrte pjese ne kete ceremoni dhe Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana.Pritja kaloi shume bukur.

2-Me date 04 dhjetor 2018 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana i shoqeruar nga  Koordinatori i Pergjithshem z Abdulla Domi si dhe Pergjegjesi i Sektorit te Monitorimit te Kompetencave Vendore z Ilmi Lisha monitoroi dhe inspektoi ecurine e punimeve ne uren e Uzines ne Rexhepaj ku u njoh nga afer me punen qe po behet per te realizuar sa me shpejt detyren e ngarkuar nga qeveria shqiptare per lidhjen me kater korsi te kesaj vepre.Angazhimi i firmes sipermarres ishte i kenaqshem dhe nese kushtet e motit e lejojne qe te punohet normalisht mendohet qe ky segment te lidhet me kater korsi shume shpejt.

3-Po me daten 4 Dhjetor 2018 ne sallen e Palllatit te Kultures ‘Hasan Prishtina” ne Kukes
u zhvillua nje takim per nder te 106 vjetorit te krijimit te Ushtrise Kombetare Shqipëtare Folen ne kete takim kryetari i forumit te ushtarakeve ne rezerve z Sejdi Mazreku dhe pas fjales se rastit pershendeti ne kete takim edhe Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana i cili theksoi se krijimi i Ushtrise Kombetare Shqipetare ishte nje moment i rendesishem per fuqizimin e aftesise mbrojtese te Atdheut dhe krijimit te nje brezi te rinj ushtarakesh
Vleresim , nder , respekt ,perulje dhe mirenjohje per te gjithe ata qe sherbyen ne forcat e armatosura shqipetare ne te gjitha koherat.

4-Me date 05.12.2018 ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua analiza mujore e muajit Nentor 2018.Pasi e hapi takimin z Kuçana ,fjalen e mbajti z Abdulla Domi i cili raportoi per punen e bere gjate muajit Nentor 2018.U theksua se ka pasur nje angazhim te mire te te gjithe punonjesve te administrates ne realizimin e detyrave te ngarkuara nga Qeveria dhe nga Prefekti i Qarkut ne zbatim te detyrimeve ligjore dhe nenligjore.Pasi diskutuan te gjithe shefat e sektoreve u dhane porosi nga ana e prefektit te qarkut per vazhdimin e punes per disipline ne pune dhe bashkepunim te frytshem ne funksion te realizimit te objektivave te percaktuara ne planet e punes.Ne kete takim merrte pjese edhe nenprefekti i Hasit z Selman Geca

5-Me date 10.12.2018 u zhvillua nje takim pune ne zbatim te urdherit dhe detyres Ministrit te Brendshem z. Sander Lleshaj per evidentimin dhe rregullimin e problemeve ne ZGJC-te.
Ne kete takim moren pjese punonjesit e gjendjes civile te bashkive dhe arkivave te qarkut, drejtues te Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut dhe te OSHEE-se e te filialeve te Has e Tropoje si dhe drejtues te Zyrave Vendore te Rregjistrimit te Pasurise se Paluejtshme.
U vune detyra konkrete per çdo institucion , u ngrit problemi qe duhet te kete nje udhezues nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile per te vepruar per raste te veçanta, pasi ligji kufizon per shume probleme.Nga ana e Prefektit te Qarkut z Kuçana u kerkua angazhim i plote i gjithe aktoreve per sistemimin e adresarit e te sistemit te adresave ne Qarkun Kukes.