Aktivitete dhe takime të Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës 15-30 Maj 2019.
Me datë 21.05.2019 eshte zhvilluar në sallen e takimeve takimi “Per Mjedisin dhe masat per Turizmin ne shkalle Qarku”.Në këtë takim z Kuçana porositi disa nga degët territoriale dhe firmat sipemarrëse të punojnë për një mjedis të pastër pasi jemi në fillim të sezonit turistik.
Me date 22.05.2019 eshte zhvilluar nga ana e Prefektit te Qarkut inspektim ne Aeroportin e Kukes per te pare ecurine e punimeve.Firma Bami qe ka marrë me konçension këtë aeroport u angazhua se do të punohet me ritme të shpejta për të realizuar punimet në kohë rekord.
Me date 23.05.2019 nga ana e Sektorit të PPECK u zhvillua ne sallen e takimeve nje takim me strukturat e Emergjnecave Civile te Kukes ,Has dhe Tropoje për tu njohur me masat e marra nga ana e bashkive të Qarkut në lidhje me stinën e nxehtë verore në funksion të fikjes së zjarreve.
Me date 24.05.2019 eshte zhvilluar takimi per konsultim publik te pregatitjes se programit buxhetor afatmesem 2020-2022 nga ana e bashkisë Kukës.Në këtë takim konsultues ishin të pranishëm nga ana jonë përfaqësues të sektorit të Kompetencave Vendore dhe të Financës.
Me date 24.05.2019 eshte zhvilluar nje stervitje komplekse me DMR Kukes e koduar Drini 2019 per nderhyrje ne raste emergjencash.Në këtë stërvitje ishte i pranishëm edhe Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana si dhe përfaqësues të sektorit te PPECK.Një stërvitje e mirëorganizuar dhe e zhvilluar me korrektesë nën vëzhgimin e komandës së forcave tokësore.
Me date 28.05.2019 u zhvillua ne Bar-Amerika nje takim me Koordinatorin Kombetar dhe IOM në të cilën u dikutua problematika e trafikimit dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.Organizuesit e kësaj veprimtarie u ndalën në punën që duhet të bëjnë organet e policise së kufirit dhe migracionit por edhe të gjithë trupa policore ne identifikimin e rasteve të kalimit të paligjshëm nga emigrant si dhe pengimin e trafikimit të qënjeve njerëzore në kufi.
Me date 29.05.2019 nga ana e prefektit të Qarkut z Kuçana eshte zhvilluar nje takim konsultativ me përfaqësuesit e DAMT së Qarkut Kukës si dhe perfaqesues te drejtorisë së mbrojtes se tokave me antarët e Komisionit Vendor të Titujve të Pronësisë në Prefekturë.Nga ana e Prefektit u dha detyrë që të këtë një kordinim me të gjithë aktorët për shpejtimin e ritmeve për këtë problem..
Me date 29.05.2019 jane zhvilluar takime ne Nenprefekturen Tropoje dhe Has mbi marrjen e masave per procesin zgjedhor si dhe për të dhënë porosi për situatën e Emergjencave Civile.
Me date 30.05.2019 u zhvillua takimi pare i Komitetit te Menaxhimit te Zonave te Mbrojtura për Qarkun Kukës.Në këtë takim u bë konstituimi i grupit të punës si dhe u miratua rregullorja e funksionimit të këtij komiteti.Nga ana e z Kuçana u dhanë porosi për një punë akoma më të kujdesshme në funksion të ruatjes dhe mirëadministrimit të sipërfaqes së Zonave të Mbrojtura.
Me date 31.05.2019 nën drejtimin e z Kuçana u zhvillua takimi analizë per punën e bere nga ana e drejtuesve te Degeve Territoriale Kukës per muajin Maj 2019.U dhanë edhe detyra dhe porosi