Aksion për Pastrimin e Mjedisit në Kuadër të Nismës së Qeverisë Shqiptare “Të Pastrojmë Shqipërinë që Duam” si dhe Aktiviteteve të “Ditës Ndërkombëtare Tokës” 16-22 prill 2018.

                                                                            PREFEKTI I QARKUT KUKËS

 

Aksion për Pastrimin e Mjedisit në Kuadër të Nismës së Qeverisë Shqiptare “Të Pastrojmë Shqipërinë që Duam” si dhe Aktiviteteve të “Ditës Ndërkombëtare Tokës” 16-22 prill 2018.

Pas hapjes se aksionit per pastrimin e mjedisit me date 18.04.2018 ne baze te nje plani pune te percaktuar mire, ne kuader te Javes se Pastrimit te Mjedisit 16-22 Prill 2018 dhe “Dites Nderkombetare te Tokes” me date 22.04.2018 Administrata e Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes ,Drejtoria Rajonale dhe Inspektoriati i Mjedisit si dhe Administrata e Zonave te Mbrojtura zhvilluam nje aksion ne lumin Luma aty ku ujrat e ketij lumi takohen me Liqenin e Fierzes duke pastruar mbetjet plastike te cilat i kane dhene nje pamje te shemtuar ketij liqeni.

Ne fakt po ne kete pike “te nxehte’ kane punuar per rreth tre dite edhe efektivet e Detashmentit te Mbrojtjes Rajonale Kukes te cilet kane bere nje pune te shkelqyer ne pastrimin e liqenit te Fierzes jo vetem kete jave por ne vazhdimesi kur eshte kerkuar nderhyrja e tyre si dhe kane pastruar edhe ne vendin e quajtur”lugu i keq”tek ish divizioni ne Kukes.

Keta efektive kane pastruar kete jave edhe ne lumin Valbonë ne Tropoje dhe nje falenderim te vecante meriton Nenprefekti i rrethit Tropoje z Mustaf Tahiraj per menyren e organizimit te punes me institucionet dhe ndjekjen e problemit deri ne pikat e grumbullimit te mbeturinave.

Po ashtu nje angazhim serioz per kete aksion te ketyre diteve ka treguar me bashkine Has dhe administraten shteterore ne Krume edhe Nenprefekti i rrethit Has z Selman Geca.

Edhe pse dite e diel shume nga punonjesit e institucioneve dhe inspektoriateve te tjera kane vazhduar sot aksionin per te pastruar ne zonat e ndara sipas planit paraprak dhe duhet thene se impenjemi per nje pune sa me cilesore ka qene maksimal.

Dhe ne funksion te ketij aksioni falenderojme per furnizimin me bazë materiale si: Thasë plasmasi,doreza dhe bluza me logon e aksionit (konsulentin Eptisa që zbaton Projektin: Asistencë Teknike për Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta për dy bashki të përzgjedhura të Shqipërisë dhe të Financuar nga Bashkimi Europian).

Me ane te ketij aksioni i cili nuk do te mbetet i vetem shpresojme te sensibilizojme opinionin per te mbajtur sa me paster mjedisin dhe ta bejme sa te bukur dhe te mire-jetueshem qytetin tone.
“Nje thes me mbeturina me pak…Nje jetese me komode dhe me dashamirese me natyren”.
Kerkohet nga ana e tre bashkive te qarkut tone me shume angazhim, dhe faleminderit drejtuesve dhe punonjesve te H/C Fierzes per ndihmen qe ata dhane ne kete dite duke sjelle ne ujrat e liqenit dy motovarka per te mbledhur mbeturinat plastike ne siperfaqe te liqenit.

Ne fillim te sezonit te ri turistik 2018 i jemi shume borgj kesaj natyre dhe bukurise qe na ka fal ajo ndaj le te vazhdojme kete aksion cdo dite ne mjediset natyrore qe na rrethojne,ne rruge,ne rrugica ,ne lagje e ne shtepi per nje mjedis sa me te paster.

Faleminderit te gjitheve.

 

Kukes 22.04.2018.