Në zbatim të paketës së sigurisë në shkolla , Sot me datë 10.01.2024 z.Agron Geca Prefekti i Qarkut Kukës, si dhe nën cilësin e Kryetarit Task-Forcës u zhvillua mbledhja me aktorët përgjegjës

Në zbatim të paketës së sigurisë në shkolla , Sot me datë 10.01.2024 z.Agron Geca Prefekti i Qarkut Kukës, si dhe nën cilësin e Kryetarit Task-Forcës u zhvillua mbledhja me aktorët përgjegjës.

•Në këtë takim morën pjesë të gjitha anëtarët e Paketës së Sigurisë në shkolla.
•Në fjalën e tij, Prefekti u shprehe se të gjithë aktorët të cilët janë të përfshirë në zbatim të paketës së Sigurisë në shkolla duhet ti kushtojnë rëndësi maksimale në përmbushjen dhe në zbatimin maksimal të prioritetit kryesore të mbarëvajtjes së vitit shkollor 2023/2024,si një plan masash, parandaluese dhe ndëshkuese, që kanë si qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e kriminalitetit në mjediset e shkollave dhe në atë të hapësirë fizike përreth tyre, ku nxënësit qëndrojnë , veprojnë dhe kalojnë pjesë më të madhe të kohës tyre në shkolla.
Në këtë takim të gjitha anëtarët u shprehen si kanë kushtuar vemendje të veçantë të zbatimit të paketës së sigurisë në shkolla, nga diskutimet dolën disa problematika në institucionet arsimore të bashkive Kukës, Tropojë e Has nuk janë vendosur kamera, nuk janë ta paisura me mjete të fikjes së zjarrëve dhe ka mungesë të oficerëve të sigurisë në shkolla.
Në fund të takim Prefekti, falenderoi për punën e realizuar dhe la detyrat përkatëse për të gjithë aktorët përgjegjës që kanë të bëjnë me zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla.