Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Tropojë z. Rexhë Byberi zhvilluan një takim për monitorimin, kontrollin, inspektimin e situatës së krijuar nga Covid-19.
Në takim morën pjesë: N/Prefekti i Tropojës, Shefi i Komisiariatit Policisë Tropojë, Drejtori i NJVKSH Tropojë, Drejtori i Shërbimit Spitalor Tropojë, Përgjegjësi i FSDKSH.
Në takim u diskutua mbi situatën si rezultat i COVID-19, njohjen e gjendjes, bashkëpunimin e funksionimin e institucioneve , në luftën kundër kësaj pandemie në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, u raportua mbi punën e bërë nga grupet e inspektimit dhe anëtarët e Taskë-Forcës që veprojnë në Bashkinë Tropojë.
Në fund të takimit u dhane disa detyra si:
• Monitorim e inspektim në Bashkinë Tropojë nga grupi i Taske-Forces ( pjese e Task-Forces se Prefektit ), te objektet publike dhe subjektet private,
• Ndalimi i organizimit të dasmave dhe minimizimin e grumbullimeve në raste ceromoni mortore,
• Marrje dhënie informacioni,ndërmjet institucioneve për të infektuarit me Covid-19 dhe marrja e masave për menaxhimin e situatës.
• Zbatimi i Aktit Normativ ndaj qytetarëve që nuk karantinohen kur janë të infektuar me Covid-19,
• Marrja e masave për të gjitha ata qytetarë që nuk mbajnë maska në ambientet të hapura dhe të mbyllura sipas aktit normativ të dala nga Këshilli i Ministrave.