Sot më datë 17.11.2020 Prefekti i Qarkut z.Zenel Kuçana prezantoi Drejtorin e ri te shërbimit spitalor Tropojë z. Kongres Ymeraj.
Gjithashtu Prefekti i Qarkut e falenderoi ish Drejtorin e Shërbimit Spitalor Tropojë z. Altin Zenelaj për bashkëpunimin dhe punën e bërë deri tani.
Në takim Prefekti i Qarkut dha detyra konkrete:
•Zbatimin e protokollit të shëndetësisë.
•Personat e infektuar me Covid-19, fillimisht duhet të drejtohen tek mjeku familjes pastaj të ndjekin rrugën institucionale.
• Nga ana e shërbimit Spitalor Tropojë të merren masa për krijimin e ambjenteve në rast përkeqësimi të situatës si rezultat i Covid-19.