Me datë 25.9.2020 në orën 15:00, Prefekti i Qarkut z.Zenel Kuçana priti në një takim pune përfaqësuesin e Konçensionarit të Aeroportit të Kukësit, Drejtorin e ASHK dega Kukës, dhe përfaqësuesin e OSHE rajoni Kukës.
Menaxheri i Aeroportit të Kukësit raportoi mbi ecurinë punimeve të bëra deri tani, ku të gjitha punimet po realizohen në kohë dhe sipas grafikut të planizuar që më parë, sipas kontratës.