Me datë 16.04.2020 Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana mblodhi Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut ( me dy rejse ) ku u analizua situata e krijuar nga Covid-19 në Qark, veçanërisht në bashkinë Kukës.
Në qarkun e Kukësit janë me Covid-19 gjithsej 26 qytetarë, ku në Kukës janë 9, Tropojë 4 dhe Has 13.
Për periudhën në vazhdim Kryetari i Komisionit të M.C. dha detyra konkrete për çdo anëtar të komisionit dhe drejtorive përkatëse si:
1️⃣Izolimin dhe karantinimin e domosdoshëm të gjithë personave që kanë dalë pozitiv me Covit-19.
2️⃣Hetimin e personave që kanë patur takime  me qytetarët e dalë nga testi pozitiv të vetëkarantinohen menjëherë.
3⃣Kontroll tregun agro-ushqimor,dyqanet e mishit, marketet, furrat e bukës, farmacitë kafenetë etj.
4️⃣Respektimin e rregullave hygjeno-sanitare në të gjitha subjekte private dhe publike.
5⃣Dizefektim total të shtëpive ku është shfaqur Covit-19, zyrave ku kanë punuar te semuret, godinat private dhe publike, rrugëve, vend-grumbullimit të plehrave  sipas protokollit të shëndetësisë.
6⃣Zbatimin e rregullave të reja per ceremonitë mortore ku varrimi do të behet vetëm me pjesëtarët e familjes dhe askush tjetër.