Takim në Morinë të Kukësit me prezencë të Kryeinspektorit të Inspektoriateve Shtetërore z. Shkëlqim Hajdari, Ambasadorin e Shqiperisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi, Prefektit të Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, Kryetarit të Bashkisë Kukës z. Safet Gjici, me palën Kosovare z. Mytaher Haskuka, Kryetarin e Komunës Prizrenit, z.Skënder Krasniqi, Kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës e sipermarrës të tjerë.
Në takim u diskutua për:
1️⃣ problemet e sigurisë së mallrave ushqimore,
2️⃣ lëvizjes non-stop 24 orë të mjeteve të transportit të mallrave ushqimore,
3️⃣ lëvizjes së ambulancave me pacientët e Qarkut Kukës për dializë, në qytetet e Prizrenit dhe Gjakovës,
4️⃣ ndalimi i plotë i lëvizjes së çdo kujt tjetër deri në përfundimin e pandemisë Covid-19.
Gjithashtu u diskutua edhe qarkullimi i mallrave të stinës nga Lushnja, të cilat ishin kontraktuar për eksport në Itali ( të anulluara për shkak të pandemisë) për thithjen e tyre në tregun e Kosovës.