Me datë 22.1.2020, Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana zhvilloi një takim pune me Drejtorët e Degëve Territoriale të Qarkut Kukës.
Të gjthë drejtuesit raportuan për punën e bërë gjatë vitit 2019 e angazhimin e tyre të planizuar për vitin 2020.
Në fund të takimit Prefekti i Qarkut dha detyra konkrete si: bashkëpunimi mes degëve, etika në punë, planizimi vjetor, pasqyrimi i punës së bërë, emergjencat civile dimërore, pritja e qytetarëve, zgjidhja e ankesave dhe kerkesave të ligjshme deri në shterrimin e tyre.