Mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë Tropojë  13.08.2019

Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për Vëtëqeverisjen Vendore” Kreu IX “Përbërja,Krijimi,Mënyra e Organizmit,Kompetencat dhe Detyrat e Këshillit Bashkiak” neni 48 ‘Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak”pika 6 germa a,me datë 13.08.2019 ne sallen e takimeve te Nenprefektit Tropoje u zhvillua mbledhja e parë të konstituimit të Këshillit te Bashkise Tropojë..

Ishin te pranishem ne kete mbledhje te pare te konstituimit te Keshillit te ri të Bashkisë Tropoje të dalë nga zgjedhjet e dates 30 Qershor 2019 ,Deputeti i Kuvendit te Shqiperise z Ilir Beqja,Zv Ministri i Brendshme z Besford Lamallari,Prefekti i Qarkut Kukes zoti Zenel Kuçana ,  Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore z Bekim Murati,Kryetari i ri i Bashkise se Tropojes zoti Rexhë Byberaj ,Sekretari i Keshillit Bashkiak z Rubin Sellaj , keshilltarë , gazetarë dhe te ftuar të tjere.

Takimin e hapi Sekretari i Keshillit Bashkiak Has z Rubin Sellaj i cili ne zbatim te ligjit lexoi emrat e keshilltareve te shpallur fitues ne keto zgjedhje si dhe listen me te ftuarit qe marrin pjese ne kete ceremoni.

Pershendeti pastaj kete mbledhje dhe takim te pare Prefekti i Qarkut Kukes Kuçana i cili pasi uroi z Byberaj dhe keshilltaret bashkiak per fitoren e arritur me date 30.06.2019 i garantoi ne emer te qeverise Shqiptare, ndihmen e gjithanshme ne te mire te komunitetit dhe qytetareve Tropojanë.

Ne vijim takimi u drejtua nga keshilltari me i vjeter dhe vazhdoi sipas rendit te dites me propozimet per antar te komisionit te verifikimit te mandateve i cili pasi u formalizua verifikoi dokumentacionin, vendosi konfirmimin e 20 mandateve nga 21 te tilla.( 1 këshilltar mungoi ).

 

Ne vazhdim te takimit u lexua me zë formula e betimit e 20 antarëve te konfirmuar të Këshillit Bashkiak Tropoje  të cilet janë :

  • Altin Berbati
  • Shote Bashaj
  • Abedin Kerrnaja
  • Gjerovica Çakraj
  • Muje Gosturani
  • Agostin Pepkolaj
  • Arbër Çakraj
  • Rrustem Gjonaj
  • Brigena Hajdarmetaj
  • Jeton Markaj
  • Gëzim Gjonaj
  • Ukë Kurmekaj
  • Tahir Tahiraj
  • Anita Dushaj
  • Nazmi Madani
  • Ajlin Alfredaj
  • Shkelzen Oruçi
  • Xhevit  Çelaj
  • Adem Dushi
  • Gjovalin Bibaj

Pas ketij momenti u vazhdua me propozimet per Kryetar te Keshillit Bashkiak Tropojë.

Ne perfundim te votimit Znj  Shotë Bashaj zgjidhet Kryetare e Keshillit Bashkiak Tropojë

 Pasi znj Bashaj mori drejtimin e mbledhjes u kalua ne piken tjeter te rendit te dites ne ate te zgjedhjes se zv Kryetareve te Keshillit Bashkiak Tropojë.

Z.Agustin Pepkolaj dhe Arbër Çakraj u zgjodhën nënkryetarë të Këshillit Bashkiak Tropojë

Pika tjeter e rendit te dites ishte betimi i Kryetarit te ri te Bashkise Tropojes z Rexhë Byberaj.

Pas leximit te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tropoje dhe leximit te formules se betimit u betua Kryetari i Bashkise se Tropojës z Rexhë Byberaj.

Z.Rexhë Byberaj  u betua si Kryetar i Bashkisë se Tropojës.

 Pika e fundit e rendit te dites se kesaj mbledhje ishte votimi per perfqesuesit e Keshillit Bashkiak Tropoje per antarë të Keshillit të Qarkut Kukes.Pas formalizimit te komisionit te votimit dhe zhvillimit te proçesit te votimit te fshehte ( 2 me votim e 1 me short ) rezultoi se 3 antaret e rinj te Keshillit te Bashkise se Tropojes per antare te Keshillit te Qarkut Kukes do te jene:

1-Altin Berbati 2-Mujo Gosturani dhe 3- Gjerovica Çakraj.
Pasi iu vendos simbolikisht shiriti i Kryetarit zoti Byberaj se bashku me,Z.Ilir Beqaj,Z.Lamallari, Z.Kuçana,Znj Bashaj si dhe keshilltare dhe te ftuar shkuan ne zyren e Kryetarit te Bashkise dhe ne menyre simbolike u be marrja ne dorezim e detyres nga ana e Kryetarit te Bashkise Tropojë.

Me kaq perfundoi edhe mbledhja e konstituimit te Kryetarit dhe Keshillit te Bashkise Tropoje.