Mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë Kukës 02.08.2019
Në zbatim të ligjit 139/2015 “Për Vëtëqeverisjen Vendore” Kreu IX “Përbërja,Krijimi,Mënyra e Organizmit,Kompetencat dhe Detyrat e Këshillit Bashkiak” neni 48 ‘Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak”pika 2,si dhe Vendimit Gjykatës së Apelit Tiranë të Kolegjit Zgjedhor nr 48 dhe me nr akti 49 datë 25.07.2019 Protokolluar me nr 13908 datë 25.07.2019 po të kësaj gjykate ,me datë 02.08.2019 në Institucionin e Prefektit Qarkut Kukës u zhvillua mbledhja e parë të konstituimit të Këshillit Bashkiak Kukës.
Ishin te pranishem ne kete mbledhje te pare te konstituimit te Keshillit te ri të Bashkisë Kukës të dale nga zgjedhjet e dates 30 Qershor 2019 , Ministri ne detyre për Europën dhe Punët e Jashtme zoti Gent Cakaj , Zv Ministri i Brendshem zoti Besfort Lamallari , Prefekti i Qarkut Kukes zoti Zenel Kuçana , Kryetari i ri i Bashkise Kukes zoti Safet Gjici , Sekretari i Keshillit Bashkiak zoti Petrit Peposhi,keshilltarë ,gazetarë dhe te ftuar të shumtë.
Takimin e hapi Sekretari i Keshillit Bashkiak Kukes z Petrit Peposhi i cili ne zbatim te ligjit lexoi emrat e keshilltareve te shpallur fitues ne keto zgjedhje si dhe listen me te ftuarit qe marrin pjese ne kete ceremoni.
Pershendeti pastaj kete mbledhje dhe takim te pare edhe z Gent Cakaj i cili pasi uroi z Gjici dhe keshilltaret bashkiak per fitoren e arritur me date 30.06.2019 i garantoi ne emer te qeverise Shqiptare dhe te Kryeministrit Rama , ndihmen e gjithanshme per te miren e banoreve te Bashkise Kukes gjate 4 viteve te ardhshme per nje Kukes ndryshe.
Edhe Prefekti i Qarkut Kukes pershendeti dhe uroi takimin duke ju kujtuar se mandati i marre i obligon si keshilltaret ashtu edhe z Gjici per nje pune dinamike dhe te panderprere si dhe nje bashkepunim te frytshem te Kryetarit te Bashkise me Keshillin Bashkiak ne te mire te komunitetit Kuksian dhe te gjithe qyetareve te kesaj bashkie.
Ne vijim takimi u drejtua nga keshilltari me i vjeter z Nebi Ramallari dhe vazhdoi sipas rendit te dites me propozimet per antar te komisionit te verifikimit te mandateve i cili pasi u formalizua verifikoi dokumentacionin, në zbatim të nenit 47 pika 3 “Pa pajtueshmëria e funksionit të këshilltarit”dhe 49 pika c “Mandati i këshilltarit” Kreu IX “ Përbërja,Krijimi,Mënyra e Organizimit,Kompetencat dhe Detyrat e Këshillit Bashkiak” te Ligjit 139/2015 “Për Vetë-Qeverisjen Vendore” konstaton se është i pa pranueshën mandati i këshilltarit në zbatim të citimeve të mësipërme për 2 (dy ) këshilltarë të Këshillit Bashkiak Kukës dhe konkretisht :
1-Znj Enkeleta Nika është bashkëshortja e antarit të Këshillit të Bashkisë Kukës z Ismet Nika dhe si e tillë nuk mund të marrë mandat këshilltari.
2-Zoti Emiljano Brahaj është djali i antares së Këshillit të Bashkisë Kukës znj Elmira Brahaj ndaj edhe ky këshilltar nuk mund të paiset me mandat këshilltari.
Ne vazhdim te takimit u lexua me zë formula e betimit dhe formati shkresor i 29 antarëvë të Këshillit Bashkiak Kukës u firmos nga secili Këshilltar i Bashkise Kukës të cilet janë :
- Anilda Biba
- Astrit Dobrushi
- Nazmije Mustafa
- Abdulla Domi
- Republika Tusha
- Fatmir Gjuta
- Yllda Zenelaj
- Klodian Grishaj
- Ismail Shehu
- Sami Mata
- Astrit Cengu
- Ismail Selimaj
- Aurora Guska
- Elmira Brahaj
- Bledar Lleshaj
- Kloida Basha
- Bujar Syla
- Ismet Nika
- Rrustem Ahmetaj
- Elona Muja
- Liridon Duraku
- Destan Spahiu
- Burim Bilali
- Nebi Ramallari
- Shpresim Dida
- Mentor Sopaj
- Ketjona Sopaj
- Rubin Omuri
- Abedin Oruçi
Pas ketij momenti solemn u vazhdua me propozimet per Kryetar te Keshillit Bashkik Kukes.Per kete proçedure nga ana e keshilltareve pati vetem nje kandidaturë te propozuar ajo e znj Anilda Biba e cila ne perfundim te proçesit te votimit te fshehtë dhe numerimit te votave rezultoi se mori 26 vota pro dhe tre vota te pavlefshme.
Znj Anilda Biba zgjidhet Kryetare e Keshillit Bashkiak Kukes.
Pasi znj Biba mori drejtimin e mbledhjes u kalua ne piken tjeter te rendit te dites ne ate te zgjedhjes se zv Kryetarit te Keshillit Bashkiak per te cilen pati vetem nje kandidature ate te z Samni Mata.Duke qene se ishte kandidature e vetme u vendos me konsensus dhe me votim te keshilltarëve qe proceduara e votimit per kete post te ishte e hapur.
Z Sami Mata u zgjodh nënkryetar i Keshillit Bashkiak Kukes me 29 vota pro.
Pika tjeter e rendit te diotes ishte betimi i Kryetarit te Ri te Bashkie Kukes z Safet Gjici.Pas leximit te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Kukes dhe leximit te formules se betimit nga ana e Kryetares se Keshillit Bashkiak znj Anilda Biba u betua Kryetari i Bashkise Kukes z Gjici.
Z Safet Gjici u betua si Kryetar i Bashkisë Kukës.
Pasi iu vendos simbolikisht Shiriti i Kryetarit , Z.Gjici se bashku me z Cakaj,z Lamallari,z Kuçana,Znj Biba si dhe keshilltare dhe te ftuar shkuan ne zyren e Kryetarit te Bashkise dhe ne menyre simbolike u firmos marrja ne dorezim e detyres edhe pse ish-kryetari nuk ndodhej aty.
Pika e fundit e rendit te dites se kesaj mbledhje ishte votimi per perfqesuesit e Keshillit Bashkiak per antarë të Keshillit të Qarkut Kukes.Pas formalizimit te komisionit te votimit dhe zhvillimit te proçesit te votimit te fshehte rezultoi se 4 antaret e rinj te Keshillit te Qarkut Kukes do te jene:
1-Abdulla Domi , 2- Republika Tusha , 3- Mentor Sopaj dhe 4- Bledar Lleshaj. Me kaq perfundoi edhe mbledhja e konstituimit te Kryetarit dhe Keshillit te Bashkise Kukës.