Aktivitete dhe takime të Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës Qershor 2019.

Me datë 03.06.2019 u zhvillua ne sallen e takimeve ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes analiza mujore e punes se administrates per muajin Maj 2019.U vleresua se eshte punuar mire dhe ka pasur nje angazhim te kenaqshem te gjithe punonjesve per te realizuar detyrat dhe objektivat e caktuara.

Me date 05.06.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Kuçana se bashku me Sekretarin e Pergjithshem te Institucionit z Abdulla Domi ishin ne Myftinine e Kukesit dhe uruan drejtuesit e kesaj myftinie per festen e fiter bajramit.Respekte per punen e bere ne drejtim te harmonise fetare.

Me date 05.06.2019 z Kuçana priti ne nje takim perfaqesuesit e OSBE-ODHIR te cilet monitorojne procesin zgjedhor te dates 30 qershor 2019 ne Qarkun Kukes.

Me date 06.06.2019 ne Tropoje u zhvillua nje ceromoni me rastin e 21 vjetorit te Eksodit te Shqiptareve te Kosoves te cilet erdhen dhe e priten si vellezer ne Tropoje.Pershendeti takimin z Kuçana si dhe z Dushaj si dhe u shperndane tituj nderi te akorduara nga Bashkia Tropoje.Po sot ne Tropoje u zhvillua ceremonia e hapjes se sezonit turistik 2019 duke u zhvilluar me kete rast edhe nje panair me gatime tradicionale te zones dhe u shperndane flete palosje per turizmin.

Me date 06.06.2019 në një nga sallat e pallatit të kulturés Kukes Federata e Paqes Universale Shqipèri zhvilloi nje aktivitet per zgjerimin e saj ne Këshillin Lokal tê Paqes Kukês.Krahas mbi 30 personaliteteve qè u çertifikuan si Ambasadorë Pêr Paqe z Gaqo Apostoli ne cilësinē e kryetarit të kësaj Federate i dorēzoi këtë çertifikatë edhe Prefektit tē Qarkut Kukês z Kuçana.

Me date 07.06.2019 u zhvillua nje takim ne zyren e Prefektit me znj Violeta Sinani Sekretarie e Kryqit te Kuq Shqiptar Dega Kukes si dhe mjekes se bankes se gjakut ne Spitalin Rajonal znj Fatime Elezi te cilet kerkuan nduhmen e Prefektit per dhurim vullnetar te gjakut nga administrata

Me date 07.06.2019 ne Bicaj u zhvillua nje ceremoni solemne me rastin e 75 vjetorit te krijimit te batalionit partizan te Lumes.Pershendeti ne kete takim z Kuçana si dhe perfaqesues te Komitetit te Veteraneve te si dhe te Organizates se Familjeve te Deshmoreve te rrethit Kukes.

Me date 08.06.2019 ne pallatin e kultures “Hasan Prishtina ” Kukês u zhvillua nje ceremoni ku u prezantua nje film realizuar nga gazetari Asllan Bajrami me titull “Kurre mos harro” kushtuar debimit të vellezerve kosovarë nga trojet e tyre dhe mikpritjes se bêre nga Kukêsi dhe gjithê qarku ynë. Pershendeti te pranishmit edhe Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana.

Me date 12.06.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Kuçana zhvilloi nje takim pune me perfaqesues te Komisariatit te Policise si dhe me te Prokurorise se Rrethit Tropoje ne lidhje me masat qe duhet te merren per parandalimin e renjes se zjarreve si dhe identifikimin dhe denimin e autoreve te ketyre veprave penale.Po kete dite z Kuçana ishte i pranishem ne koncertin ‘Sofra Dardane‘ qe po zhvillohet thuajse cdo vit ne Tropoje ne nje organizim mjaft te mire te grupeve folklorike nga trevat mbarekombetare e zhvilluar nen kujdesin e bashkise Tropoje.

Me date 18.06.2019 ne kuader te takimeve te ministrave “Dite ne Qark”ishte per nje dite pune Ministrja e Shendetesise z Manastirliu e cila zhvilloi disa takime dhe inspektime si ne spitalin rajonal Kukes ku u njoh me ecurine e punimeve ashte edhe ne qendren shendetesore Shtiqen.Ne keto takime ajo shoqerohej nga Prefekti i Qarkut Kukes z Kuçana si dhe z Safet Gjici.

Me date 19.06.2019 u organizua  mbledhja e Komisionit të PPEC e Krizave “Për marrjen e masave për përballimin e emergjencave civile verore 2019.Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e bashkëveprimit ndërmjet Njësive Vendore,strukturave të Policisë Vendore dhe inspektoriateve shtetërore për parandalimin,përballimin e situatave që mund të krijohen gjatë këtij sezoni veror

Me date 21.06.2019 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut u zhvillua mbledhja permuajshme e Organit Keshillues prane Prefektit te Qarkut Kukes , me rend dite : Rendi dhe Siguria Publike ne Qarkun e Kukesit si dhe masat e marra per nje siguri dhe rend te qendrueshem profesional.

Me date 24.06.2019 ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar Tirane u mbajt Akademia Perkujtimore me rastin e 20-vjetorit te renjes se deshmorit atdheut Bylbyl Breçani.Merrnin pjese ambasadori i Kosoves ne Shqiperi z.Syl Ukshini , Konsulli i Kosoves ne Tirane z.Halim Krasniqi , gjeneral , b/luftetar te deshmorit vellai dhe b/shortja e heroit Agim Ramadani etj.Fjala e rastit u mbajt nga Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana.

Me date 26.06.2019 ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi per analizen e punes 6 mujore Janar-Qershor 2019 te Komitetit Rajonal si dhe te Tryezes Teknike Antitrafik ku u diskutuan arritjet dhe problematikat e shfaqura gjate kesaj periudhe.

Me date 26.06.2019 pasdite ne kuader te takimeve elektorale me rastin e zgjedhjeve vendore te 30 qershorit Kryeministri i Shqiperise z Edi Rama ishte ne takime ne Tropoje dhe ne Kukes ku shpalosi platformen elektorale te qeverise shqiptare per kete Qark dhe kerkoi votat per kandidatet respektive z Safet Gjici ne Kukes,Liman Morina ne Has si dhe Rexh Byberaj ne Tropojë.

Me date 29 dhe 30 Qershor 2019 nga ana e z Kuçana por dhe nga gjitha administrata e Prefektit te Qarkut Kukes eshte ndjekur ecuria e shperndarjes se materialeve zgjedhore me automjetet e ushtrise si dhe marrja ne dorezim e shoqerimi i ketyre materialeve nga anetaret e komisioneve te QV.Gjithashtu eshte ndjekur me perparesi ecuria e proçesit zgjedhor per te plotesuar me cdo kusht standartet e zgjedhjeve per nje proces te qete e ligjor ne zbatim te ligjit dhe kodit zgjedhor.Duhet theksuar se ne pergjithesi i gjithe proçesi kaloi mire dhe pa probleme fale kjo edhe punes se mire te Komisionit te KZAZ-ve ne te tre bashkite si dhe te kordinimit te punes me Policine Vendore dhe organet tjera ligjzbatuese.