Ceremoni në përkujtim të “ Ditës së Dëshmorëve të Atdheut ” në Kukës dhe Tropojë.

Në përkujtim “ Ditës së Dëshmorëve të Atdheut ” me datë 5 Maj 2019 në varrezat e dëshmorëve  në Kukës nga ana e Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës , Komiteti i Veteranëve të Lançl dhe Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të rrethit Kukës u organizua një ceremoni zyrtare shtetërore.Ishin të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor pas-ardhës të familjeve të dëshmorëve ,veteranë , përfaqësues të bashkisë Kukës , nxënës shkollash , përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe vendore , të rinj e të reja e ushtarakë.Merrte pjesë në këtë ceremoni edhe z Safet Gjici i deleguari politik për Bashkinë Kukës.Në emër të Institucionit të Prefektit të Qarkut përshëndeti të pranishmit Prefekti i Qarkut Kukës,z Zenel Kuçana si dhe z Iljaz Bileri nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve.Me këtë rast në emër të Institucionit të Prefektit u vendos një kurorë nga Prefekti i Qarkut dhe Sekretari i Përgjithshëm z Abdulla Domi,njëkohësisht nga disa përfaqësues Institucionesh u vendosën kurora dhe u zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve në nderim të veprës së tyre. Pas ceremonisë së zhvilluar në varrezat e dëshmorëve nga grupe të përbashkëta u zhvilluan vizita në familjet e dëshmorëve.Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana zhvilloi vizite ne familjet e Heroit te Popullit Hasan Kerxhaliu “Babë Hasani”ne qytetin e Kukesit ndersa Sekretari i Pergjithshem se bashku me veteranin Skender Gjana zhvilluan vizita ne fshatin Gabrricë ne familjet e Xhelal e Mexhit Gjanës.

Ceremoni e njejte u organizua edhe ne Bashkine e Tropojes ku me nderime u respektuan te renet per liri dhe deshmoret e atdheut nga perfaqesuesit e degeve teritoriale si dhe nenprefekti i Qarkut Kukes z Kurmekaj,Po keshtu u zhvilluan vizita edhe ne familjet e deshmoreve.