Takime dhe inspektime të Prefektit dhe Administratës së Prefektit të Qarkut Kukës.
1-Ne DVPQ Kukes sot me date 07.03.2019 u zhvillua nje takim i zgjeruar per realizimin e detyres se vena nga Qeveria Shqiptare ne Planin e Veprimit te Luftes Kunder Kanabis 2017-2020.
Ne kete takim moren pjese drejtues te degeve dhe Inspektoriateve si dhe drejtues te Njesive Administrative te Qarkut.Kukesi rradhitet te qarqet me rrisk te ulet me vetem 9 raste kultivimi per 2018,por ne fjalen e tij Sekretari i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit te Qarkut z Abdulla Domi falenderoi punen e bere nga policia dhe kerkoi bashkepunim akoma me te madh ne kete mision.Ne kete takim merrte pjese edhe zv Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit z Gjovalin Loka si dhe Prokurorja e Rrethit Kukes znj Alketa Nushi.Motoja jone eshte ZERO bime narkotike.
2-Me date 07.03.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana mori pjese ne nje takim informues “Masat Anti-Korrupsion ne Nivel Vendor”, ne zbatim te planit te veprimit 2018-2020, te Strategjise Ndersektoriake Kunder Korrupsionit, zhvilluar ne kudrin e asistences se UNDP-se, nepermjet projektit STAR2, per forcimin e etikes dhe integritetit ne qeverisjen vendore., me pjesmarrjen e Prefekteve te Qarqeve Shkoder, Lezhe, Kukes dhe Diber dhe bashkive te ketyre Qarqeve.Po keshtu ne takim merrte pjese edhe Zevendesministri i Brendshem Znj. Teuta Voda
3-Sot me date 07.03.2019 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u organizua nje takim me Gjeneral Albert Mullai Komandanti i Forces Tokesore, zv komandanti i Forces Ajrore kolonel Hadushi ,komandanti i batalionit te dyte te kembesorise Kolonel Arjan Hilaj dhe bashkepunetore te tjerë.Takimi u zhvillua ne kuader te zhvillimit te nje stervitje trupash ne Golaj Has dhe te nje demostrimi te armatimit qe perdor Ushtria Shqiptare qe do zhvillohet ne Kukes.Nga ana jone u garantua mbeshtetja e Institucionit te Prefektit te Qarkut ne funksion te ketyre aktiviteteve ushtarako-civile.
4-Ne zbatim te porosive te dhena nga prefekti me date 11.03.2019 ne Institucion u zhvillua nje trajnim (mësim tregues) ne lidhje me shkaqet e renjes se zjarrit dhe menyrat e fikjes se tij.Gjithashtu u diskutua mbi menyren e perdorimit te fikesave te dores dhe me skemen e evakuimit te administrates ne raste te shfaqjes se rasteve te zjarrit ne godinë.Trajnimi u krye nga inspektori i MNZSH z Gafurr Rexha dhe Sektori i PPECK.Jane dhene detyra per plotesimin e skemes se evakuimit me emrat perkates duke lene hapur mundesine e zhvillimit te nje fikjes se nje zjarri te improvizuar duke perdorur fikeset e dores dhe duke perdorur edhe shkalle apo mjete tjera qe realizojne dhe orientojne evakuimin e administrates nga vatra e zjarrit.
5-Ne zbatim te Planit te Veprimit nr 182 date 11.03.2019 se bashku me z Ilmi Lisha me date 12.03.2019 kemi zhvilluar inspektime thuajse ne te gjitha deget territoriale per te parë menyren e pritjes dhe te trajtimit te ankesave se shtetasve si dhe probleme te tjera qe lidhen me kete proçedurē ligjore.Duke qene nje nder prioritetet e qeverise shqiptare po i kushtohet vemendje e veçante nga ana jonē kētij proçesi.
6-Me date 13.03.2019 ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi i permuajshem me drejtuesit e Degeve Territoriale te Qarkut Kukes.Pasi u be nje pasqyrim i plote i punes Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana kerkoi nje informacion te pergjithshem nga drejtuesit duke kerkuar llogari per punen dhe detyrat per te ardhmen.U la detyre per drejtuesit e degeve territoriale qe te ushtrohet kujdes per disiplinen ne Institucionete tyre si dhe te merren masa per dergimin ne kohe te informacioneve mujore perpara dates 4 te muajit pasardhes.