Takim i Task-Forcës së Luftës Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabis. 27.02.2019.
Me date 27.02.2019 ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi i Task Forces Vendore te Luftes Kunder Kanabis,i pari që zhvillohet per kete vit.
Ne kete takim moren pjese dhe diskutuan per punen e e bere te gjithe te antaret e TFV Kukes.
Ne kete takim mori pjese dhe pershendeti edhe Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana.
Në fjalen e tij ai theksoi detyren qe i del Task Forces Vendore ne zbatim të akteve ligjore, e detyrave të planizuara ne Planin e Veprimit te Task Forces Vendore gjate vitit 2019. Kerkohet vemendje për parandalimin, organizimin e punës dhe kryerjen e operacioneve policore e Institucionale për identifikimin, asgjësimin e siperfaqeve të mbjella me bimë narkotike kanabis..Foli ne kete takim z Zef Laska Drejtor i Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut i cili paqyroi punen e bere nga strukturat policore ne funksion te kesaj ndetyre dhe angazhimin per pune akoma me te madhe ne vazhdim. Në kete takim pati diskutime nga te gjithe perfaqesuesit e organeve vendore dhe qendrore u dha porosi qe njesitë e qeverisjes vendore duhet të angazhojnë potencialet njerezore për sensibilizimin qe nga administratat e strukturat e veta qeverisese si këshillat komunale, kryetarët e fshatrave etj deri tek qytetaret dhe komuniteti i këtyre njësive.Te punojme qe te gjitha detyrat e ngarkuara nga ana e qeverise shqiptare per heqjen e Qarkut se Kukesit dhe te gjithe Shqiperise nga harta e kultivimit te bimeve narkotike te realizohen dhe aksioni te vazhdoje cdo çast me moton “Per nje Shqiperi pa Kanabis”