Takime dhe aktivitete të Prefektit të Qarkut Kukës z Zenel Kuçana 20-31 janar 2019

Takime dhe aktivitete të Prefektit të Qarkut Kukës z Zenel Kuçana 20-31 janar 2019

 1-Takim me drejtuesit e Degëve Teritoriale që veprojnë në Qarkun Kukës.

Me date 23.01.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana zhvilloi nje takim me drejtuesit e degeve territoriale qe veprojne e dhe punojne ne Qarkun Kukes.Ne kete takim u vleresua puna e bere nga ana e ketyre drejtuesve per realizimin e detyrave te ngarkuara nga qeveria shqiptare ,por nga ana e tij z Kuçana porositi drejtuesit e pranishem qe te vazhdohet te punohet me te njejtin ritem per te realizuar detyrat e ngarkuara ne fuksion te rritjes se performances dhe perfaqesimit te punonjesve te shtetit perpara qytetareve si sherbetor te tyre.U theksua se do te vazhdohet me te njejetin ritem puna per pagesat e energjise elektrike si dhe ujit te pijshem duke e konsideruar punen ne vazhdim.Displina ne pune dhe orari i punes te jene standart dhe te persoset edhe me tej kualifikimi i specialistëve.

Nje takim i tille u zhvillua nga ana e Prefektit te Qarkut Kukes z Kuçana ne Tropoje po kete dite.Po kete dite ne Tropoje z Kuçana zhvilloi  nje vizite pune ne zyren ku kompania ALEAT zhvillon aktivitetein e marrjes se te dhenave per kartat e ID dhe pasaportat biometrike.

Me date 25.01.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Kuçana zhvilloi nje takim ne Has me drejtuesit e zyrave dhe te degeve territoriale si dhe zhvilloi  nje vizite pune ne zyren ku kompania ALEAT zhvillon aktivitetein e marrjes se te dhenave per kartat e ID dhe pasaportat biometrike.

  2-Analizë Vjetore e Drejtorisë Vendore të Policise së Qarkut Kukës.

Me date 27.01.2019 Prefektit i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana mori pjese ne analizen e punes se vitit 2018 te Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut Kukes.Mori pjese ne kete takim edhe zv Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit z Gjovalin Loka si dhe kuadro e drejtues te policise te tre komisiariateve.Analizen e punes e mbajti z Zef Laska Drejtor i kesaj drejtorie i cili foli per arritjet qe trupa e policise vendore Kukes ka bere gjiate vitit 2018 duke theksuar se ka pasur nje permiresim te treguesve te rendit dhe te sigurise publike si dhe ulje te rasteve te demtimit te prones publike.

Edhe Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana falenderoi uniformat blu të kesaj drejtorie dhe ju kerkoi angazhim akoma me te madhe ne drejtim te ruajtjes se rendit dhe te sigurise si dhe ne luften kunder kultivimit dhe trafikimit te bimeve narkotike e luften kunder trafikimit te personave.Duhet ndjekur tha z Kuçana problematika e mbylljes se lojrave te fatit si dhe te gjenden e te vihen perpara pergjegjesise personat qe u venë zjarrin pyjeve dhe kullotave gjate veres.

3-Takim me përfaqesuesit e shoqatës së tokave të përmbytura nga ndërtimi i H/C Fierzës.

Me datë 30.01.2019 Prefekti i Qarkut priti nje përfaqesi se shoqates se tokave te permbytura nga Hidrocentrali i Fierzes.Ne kete takim u ngrit pretendimi se shume banore nuk jane demshperblyer per tokat e tyre te permbytura.Disa te tjere nuk kane pranuar kompensimin e tokes me cmimin 28 lek m2 (çmim i vitit 1993).U ngrit pretendimi se nuk kane qene te informuar per depozitimin e dosjeve ne Agjensine e Kthimit e Kompensimit te Pronave.Ju kerkua shoqates qe te beje listen me emer mbiemer dokumentin e pronesise se tokes mbi bazen e te cilit do ti behet prezent qeverise.Gjithashtu ju kerkua Prefekteve te Qarkut Durres,Tirane,Fier dhe Lezhe te na mundesojne konfirmimin e familjeve te Qarkut Kukes qe kane perfituar toke nga VKM e dala per kompesimin e tokave te permbytura nga H/C Fierzes.(VKM 306 dt 30.06.1994 dhe 413 dt 27.7 2000).

4-Takim me drejtues të Institucioneve të rendit dhe të sigurisë publike Kukës 31.01.2019.

Me datë 31.01.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana zhvilloi nje takim me drejtuesit e Drejtorise Vendore te Policise,te Drejtorise Vendore te Policise se Kufirit dhe Migracionit si dhe me Drejtorin e SHIK-ut.Ne kete takim u vleresua e qete dhe pa probleme situata e rendit dhe e sigurise publike ,por nga ana e tij z Kuçana porositi drejtuesit e pranishem qe te vazhdohet te punohet me te njejtin ritem per te realizuar detyrat e ngarkuara nga Qeveria Shqiptare.

5-Pritje e një përfaqësie të banorëve të fshatit Lusën të Njësisë Ad.Ujmisht Bashkia Kukës

Me date 31.01.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana zhvilloi ne sallen e takimeve nje takim me nje perfaqesi te banoreve te fshatit Lusen te Njesise Adminsitrative.Ujmisht Bashkia Kukes pasi ankohen per dhenjen e nje leje per ndertimin e nje HEC ne fshatin e tyre pa pelqimin e banoreve . Pasi degjoi ankesat e qytetareve te ketij fshati z Kuçana porositi Sektorin e Zhvillimit Urban per te kerkuar nga organet eprore ne Ministrine perkatese dosjen e plote te miratimit te ketij H/C me qellim qe te shikohet bazushmeria ligjore e tij.