Inspektime nga Komisioni i Planifikimit e Perballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave.
Ne zbatim te detyrave te ngarkuara nga takimi i dates 08.01.2019 Komisoni i Planifikimit dhe Perballimit te Emergjencave Civile dhe Krizave dhe Sektori i Monitorimit te Kompetencave Vendore nga data 09.01.2019 e ne vazhdim kane zhvilluar disa inspektime dhe kane qene ne gadishmeri 24 ore duke marre informacion dhe duke kordinuar punen per te perballuar me sukses situaten e krijuar nga temperaturat e ulta dhe bllokimi i territorit nga renja e sasise se madhe te bores ne keto dite te fillimit te janarit 08-15 janar 2019.
Ne terren dhe ne ndjekje te situates ka qene edhe vete Prefekti i Qarkut z Kuçana i cili ka ndjekur nga afer punen qe po behet per mbajtjen hapur te rrugeve dhe menaxhimin e kesaj situate nga operatoret ekonomike qe kane fituar tenderat per keto mirembajtje.
Motoja e kesaj pune ka qene dhe eshte bere e ditur per operatore ekonomikë se “Nje rruge ku udhetohet me zinxhire eshte rruge e pahapur”
Shtabi i Punes i EC i ngritur prane Institucionit te Prefektit ka pasur informacione periodike nga dy Nenprefektet dhe jane marre kontakte te vazhdueshme me te gjitha firmat sipermarrese dhe inspektime ne cdo kohe diten dhe naten ne te gjitha segmentet me qellim qe te mbahen ne gadishmeri te gjitha rruget dhe te hidhet krype per te garantuar levizjen pa problem ne te gjitha akset rrugore nacionale ne shkalle Qarku..
Problematike serioze kemi pasur ne kete periudhe me rruget rurale dhe ato ish komunalete cilat nuk jane hapur si dueht nga ana e Bashkise Kukes gje qe ka sjelle shume ankesa nga qytetare te ndryshem ne disa Njesi administrative.Bashkia e Hasit ka qene shume me mire ne mbajtjen hapur te te gjitha rrugeve fale kjo edhe punes se mire te bashkise si dhe kembenguljes se Nenprefektit z Geca.Edhe z Kurmekaj ka qene ne krye te punes ne terren ne inspektim te situates
Vazhdojne inspektimet intensive ne te gjithe territorin e qarkut dhe po kordinohet puna ne mes Institucioneve Qendrore dhe Vendore per te perballuar me sukses situaten e krijuar.
Perveç punes rutine dhe ndjekjes se vazhdueshme te detyrave dhe marrjes e dhenjes ne kohe reale te informacionit vlen te theksohet puna mjaft e mire organizuar per transportimin e nje te semuri nga fshati Shpa Tershenë i Njesise Administrative Bicaj Bashkia Kukes.
Me kujdesin dhe nderhyrjen e Prefektit te Qarkut z Kuçana dhe te institucioneve shedetesore u be e mundur ardhja ne ndihme qytetarit Bilbil Rexhmati i cili u transportua me helikopter per ne Tirane dhe ku kaloi nga situata e veshtire shendetesore ne te cilen ndodhej ato dite.