Takim i Komisionit të Planifikimit e Përballimit të Emergjencave Civile & Krizave .08.01.2019.

Takim i Komisionit të Planifikimit e Përballimit të Emergjencave Civile & Krizave 08.01.2019.

Me date 08.01.2019 ne sallen e Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi i Komisonit te Planifikimit dhe Perballimit te Emergjencave Civile dhe Krizave.

Ne kete takim qe  u drejtua nga z Zenel Kucana u dha nje pasqyre e plote nga te gjithe antaret e ketij komisioni per situaten dhe per masat e marra ne kete drejtim.U theksua se duhet te punohet akoma me shume ne drejtim te angazhimit te bashkive te qarkut per te bere te ditura kontratat e lidhura me operatoret ekonomike dhe per te qene ne gadishmeri te vazhdueshme per te mbajtur hapur rruget rurale ne territoret e tyre .

Ne kete takim foli z Bujar Muçmataj dhe garantoi se kemi pasur kontakte te vazhdueshme e inspektime ne te gjitha segmentet e rrugeve rurale me qellim qe te mbahen ne gadishmeri keto rruge dhe te hidhet  krype per te garantuar levizjen pa problem ne te gjitha akset rrugore.

Folen ne kete takim edhe drejtori i Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut z Zef Laska si dhe ai i Kufirit e Migracionit z Ferdinat Gjeta te cilet garantuiaran mbeshtetjen e struktuarave perkatese ne keto dite me Emergjenca per te qene sa me afer qytetareve

Ne kete takim nga OSHEE eshte kerkuar te jene ne gadishmeri te vazhdueshme dhe te ndjekin situaten me qellim eleminimin sa me shpejt te difekteve dhe furnizimin ritmik te abonenteve me energji elektrike.

Po keshtu u dha porosi qe DAR ne bashkepunim me Bashkite te marrin masa per furnizmin me dru zjarri per ngrohje dhe te sigurohet transporti per nxenesit dhe mesuesit kur rifillon procesi mesimor.

Porosi specifike dhe kordinim te vazhdueshem ka pasur nga strukturat e shendetesise dhe te policise se shtetit me qellim qe ti pergjigjemi ne kohe dhe me masat e duhura situates se krijuar nga  gripi.

Ne perfundim te takimit nga ana e z Kuçana u theksua se do te vazhdojne  inspektimet intensive ne te gjithe territorin e qarkut dhe po kordinohet puna ne mes institucioneve qendrore dhe vendore per te perballuar me sukses situaten e krijuar.

Po keshtu takime me shtabet e punes se Planifikimit dhe Perballimit te Emergjencave Civile jane zhvilluar edhe ne dy Nenprefektuirat Tropoje dhe Has dhe ku jane percaktuar detyra konkrete per cdo institucion.