Aktivitete të Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës Datë 27-31 Dhjetor 2018

Aktivitete të Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës    Datë 27-31 Dhjetor 2018

Me datë 27.12.2018 u zhvillua ne zyren e Prefektit te Qarkut Kukes nje takim me Task Forcen e therjes dhe te tregtimit te mishit.Ne kete takim ishin te pranishem perfaqeues te Bashkise se Kukesit dhe Hasit,perfaqesues te policise se shtetit ,drejtori i Aku-se dega Kukes si dhe nje perfaqesi e bisnesit te shitjes se mishit ne Kukes.Ne kete takim u tha se eshte vene ne pune thertorja e bashkise Has ndaj tani e tutje eshte e papranueshme qe te kete therje jashte ketij ambienti dhe do te ndeshkohen me forcen e ligjit ato subjekte qe do te konstatohen se do ta shkelin kete ligj.Nga ana e tyre edhe perfaqesuesit e bashkise Kukes edhe tregtaret kerkuan nga Aku qe te mundesohet licensimi dhe hapja e nje thertorje ne bashkine tone per shkak te largesise nga Kukesi ne Krume per te therur nje bageti.Prefekti i Qarkut z Kuçana porositi qe te ushtrohet kontroll ne keto dite festash me qellim qe te minimizohet mundesia e futjes ne treg te mishit te pakontrolluar.

Me datë 28.12.2018 ora 10.00 ne zyren e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua nje takim me gazetaret per te bere bilancin e punes nje vjeçare dhe per te bere urimin e zkonshme per vitin e ri qe po vjen.Ky takim u organiuzua ne forme koktej dhe moren pjese thuajse te gjithe gazetaret  dhe korospondentet lokal te Kukesit.Ishin te pranishem edhe Drejtori i TV Kukes z Baudin Murati si dhe ai i Radio Kukes z Jonuz Hallaçi.Takimi kaloi ne forme bashkebisedimi dhe falenderimi.Urimi Prefektit te Qarkut Kukes ishte Gezuar 2019.

Me datë 28.12.2018 pasdite ne ambientet e Bar Restorant “Arbëria” ne qytetin e Krumes administrata e Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes me kontribute personale zhvilloi nja aktivitet ne forme dreke pune ne te cilen u be nje paqyre e punes se bere gjate 2018 dhe u uruan te gjithe punonjesit per nje vit te ri sa me te mbare.Dreka kaloi ne nje atmosfere shume te kendshme dhe u shoqerua me kenge e valle dhe ne nje fare menyre u be nje bilanc i punes se secilit sektor ne pergjegjesite ligjore te tij.

Me date 29.12.2018 ne Piken Kufitare Morinë nga Ministrat e Brendshem te Shqiperise z.Sander Lleshi dhe i Kosoves z. Ekrem Mustafa u nenshkrua marrveshja per nje kontroll ne keto pika kufitare. Ishin prezent ne kete ceremoni Kryeministri i Kosoves z. Ramush Haradinaj ,Drejtoret e Pergjithshem te Policise se Shqiperise dhe Kosoves,Ambasadoret e dy shteteve etj.Ishte i pranishem ne kete takim edhe Prefekti i Qarkut Kukes z Kuçana.

Me date 31.12.2018 Prefekti i Qarkut Kukes dha nje mesazh urimi per te gjithe banoret e Qarkut me rastin e vitit te ri 2019.