Takime dhe aktivitete të Prefektit të Qarkut Kukës z Zenel Kuçana . Nëntor 2018.
1-Takim me alpinistë të Republikës së Kosovës vizitë në bjeshkët e Shishtavecit. 05.11.2018.
Me dt 05.11.2018 ,një grup prej 50 vetash organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste (SHBA) Gjilan Kosovë ishin vizitor në parkun natyror Korab-Koritnik, zona Shishtavec Kukës. Grupi u prit dhe u përshëndet edhe nga Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana te ura mbi lumin Luma. Më pas grupi u shoqërua nga punonjës të ADZM dhe të policisë. Deri në Shishtavec udhëtimi u bë me autobuz. Në Shishtavec filloi ngjitja në këmbë në drejtim të Gurit të Mëngjesit e Kallabakut pjesë e shtegut “High Scardus Trail”. Larmia e peisazhit, bukuritë natyrore dhe mikpritja ishin një befasi e këndshme për të gjithë grupin e veçanërisht për 6 turistë gjermanë që ishin pjesë e grupit. Gjatë gjithë kohës punonjësit e ADZM i shoqëruan dhe i informuan për vlerat e Parkut. Në kthim ata qëndruan edhe në bar kafe Ski Centër, ku konsumuan çajra të bimëve e frutave të ndryshme të zonës. Kënduan e kërcyen valle të krahinave të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës në një atmosferë të gëzuar, të hareshme e mjaft miqësore. Largohen me përshtypjet më të mira për tu rikthyer përsëri.
2-Analizë mujore Tetor 2018 me Administratën e Prefektit të Qarkut Kukës Datë 05.11.2018
Me date 05.11.2018 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua analiza mujore e muajit Tetor 2018 .Ne kete takim krahas punes se mire te bere nga thuajse te gjithe sektoret dhe punonjesit e administrates se Prefektit te Qarkut u nenvizua nga z Kuçana se ngelet shume per tu bere si ne drejtim te realizimit te detyrave te ngarkuara më me cilesi ashtu nje vemendje me e madhe kerkohet per disiplinen ne pune dhe kordinimin ne mes zyrave dhe sektoreve.Ne kete takim nga ana e Koordinatorit te Pergjithshem z Abdulla Domi u nenvizua angazhimi i punonjesve te Administrates se Prefektitte Qarkut Kukes per realizimin e detyrave si dhe angazhimi i te gjithe antareve te TTAT duke bere qe te realizohet me sukses kalendari i te gjithe aktiviteteve te planifikuara per tu zhvilluar gjate muajit Tetor 2018.
3-Ceremoni me rastin e 74 vjetorit të formimit të brigadës së 25 Sulmuese në Tropojë.
Me date 06.11.2018 ne fshatin Astë te Bashkise Tropojë Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana mori pjese ne ceremoninë perkujtimore te formimit te Brigades se 25-Sulmuese.Fjalen e hapjes e mbajti Sekretari i Komitetit te Veteraneve te rrethit te Tropojes.Pershendeti ne kete ceremoni edhe Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana si dhe perfaqesues te Organizates se Veteraneve te LANÇL si dhe te Organizates se Familjeve te Deshmoreve perfaqesues te rretheve te Tropojes dhe te Hasit,ndersa per historikun e formimit te brigades se 25-s foli nenprefekti i Tropojes z Granit Kurmekaj.
Pershendeti dhe nenkryetarja e bashkise Tropoje znj Feride Rrahmani.Per nder te kesaj date dhe te vleresimit te luftes heroike te popullit tone,per te pranishmit u dha edhe nje koncert artistik nga nxenesit e shkolles “Ali Ibernezaj”Lavdi deshmoreve te atdheut.
4-Takim me drejtues të Institucioneve të rendit dhe të sigurisë publike Kukës 12.11.2018.
Ne zbatim te detyrave ligjore dhe te realizimit te detyrave qe ligji i ngarkon Institucionit tone me date 12.11.2018 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana zhvilloi nje takim me drejtuesit e Drejtorise Vendore te Policise,te Drejtorise Vendore te Policise se Kufirit dhe Migracionit si dhe me Drejtorin e SHIK-ut.Ne kete takim u vleresua e qete dhe pa probleme situata e rendit dhe e sigurise publike ,por nga ana e tij z Kuçana porositi drejtuesit e pranishem qe te vazhdohet te punohet me te njejtin ritem per te realizuar detyrat e ngarkuara nga Qeveria Shqiptare ne fuksion te ruajtjes se rendit dhe sigurise publike ne te gjithe Qarkun e Kukesit.