Ceremoni me rastin e 74 vjetorit të formimit të brigadës së 24 Sulmuese në Bicaj.Datë 04.10.2018.

Në përkujtim të 74 Vjetorit te formimit te Brigades se 24-Sulmuese Komiteti i Veteraneve te Lancl dhe Organizata e Familjeve te Deshmoreve te Bashkise Kukes organizuan ne fshatin Bicaj te Njesise Administrative Bicaj nje ceremoni perkujtimore tek lapidari qe e perkujton kete ngjarje.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin veteranë dhe pas-ardhës të familjeve të dëshmorëve ,nxënës shkollash , përfqesues të institucioneve qëndrore dhe vendore ,si dhe të rinj e të reja e ushtarakë.
Merrte pjesë në këtë ceremoni edhe z Abdulla Domi Koordinator i Pergjithshem i Institucionit te    Prefektit te Qarkut Kukes.Përshendeti të pranishmit z Enver Onuzi Kryetar i Komitetit te Veteraneve ndersa fjalen e rastit e mbajti z Sabri Shehu nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve.
Me këtë rast në emër të Institucionit të Prefektit te qarkut Kukes ,Koordinatori i Përgjithshëm z Abdulla Domi falenderoi organizatoret per ftesen e bere dhe pershendeti te pranishmit ne kete ceremoni duke theksuar se eshte detyre e jona te mbajme lart vlerat,emrin dhe vepren e deshmoreve te atdheut qe dhane jeten ne kete lufte.Nga ana e nxenesve te shkolles 9 vjeçare “Vehbi Shehu” u dha edhe nje koncert artistik.

Lavdi Dëshmorëve të Brigadës së 24-Sulmuese