Hapja e aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të muajit Tetor Antitrafik. 01.10.2018

Në kuader te muajit Tetor sot po ju sjellim ne vemendje se eshte hapur muaji i aktiviteteve ,ndaj po riaktivizojme edhe faqen në fb të “ Tryezës Teknike Antitrafik“ të Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës pasi zyrtarisht muaji Tetor është i shpallur nga Koordinatori Kombëtar si Muaji Antitrafik.Me rastin e hapjes së aktiviteteve që do të zhvillohen në të gjithë Qarkun Kukës për Muajin Tetor Antitrafik,ju bëjmë një thirrje qytetare dhe njerëzore që ti bashkoheni sa më shumë të jetë e mundur në këtë fushatë për të bërë statuse dhe për të dhënë mesazhe,opinione,shkrime me vlerë rreth kësaj teme dhe për ta luftuar me cdo mjet dhe çmim fenomenin e trafikmit të personave.Qarku i Kukësit në bazë të statistikave nuk është vend origjine i fenomenit,por vend tranzit i personave që për shkaqe të ndryshme bien pre e individëve apo grupeve kriminale dhe bëhen protagonistë të fenomenit i cili me kalimin e kohës ju shkatërron të sotmen dhe të ardhmen e tyre.Në bazë të studimeve zyrtare,viktima të trafikimit të personave në përgjithësi bien ato grupe shoqërore me nivel të ulët ekonomik e kulturor,pa formimin e duhur arsimor,pa prindër apo me prindër të divorcuar si dhe qytetarë të familjeve ku për shkaqe të ndryshme ushtrohet dhunë në familje.Faleminderit Komitetit Rajonal Antitrafik për mënyrën e organizmit të punës dhe menaxhimin e plotë të detyrave të ngarkuara nga qeveria shqiptare dhe si kryetar i Tryezës Teknike dua të falenderoj për punën e bërë të gjithë antarët e kësaj Tryeze të cilët kanë bërë të mundur që nëpërmjet realizimit të detyrave ligjore shtetërore por edhe ndikmit shoqëror të bëjnë të mundur që Kukësi të mos jetë problematik në hartën e trafikimit të personave.Faleminderit Tv Kukës për pasqyrimin e aktiviteteve dhe bisedave ne studio të zhvilluara me këtë rast e për këtë fushatë.Ndërkohë një falenderim i veçantë për të gjithë qytetarët e qarkut Kukës që për shkak të traditës dhe të bazës së qëndrueshme në familje,po bëhet shembull edhe në shkallë vendi dhe po japin mesazhin se nga një familje e shëndoshë është thujase e pamundur shfaqja e fenomenit në përmasa shqetësuese.

Kalendari i aktiviteteve te parashikuara te zhvillohen ne Qarkun Kukes kete muaj.

Nr Data  e ora zhvillimit Pershkrimi i aktivitetit qe zhvillohet Ku do zhvillohet aktiviteti
1 – Nga 01- 31 Tetor 2018 Furnizmimi me materiale te aktiviteteve ne faqen e fb per te promovuar luften kunder
trafikimit te personave
Vazhdimisht gjate gjithe muajit Tetor.
Rrjetet sociale
Institucioni i Prefektit
2 – 03.10.2018  ora  09.00 Mbi hapjen e Muajit Antitrafik  dhe aktivitetet qe do organizohen Televizioni Kukes
4 Antare te TTAT.
Institucioni i Prefektit
3- 08.10.2018  ora 13.00 Takim me mesues dhe nxenes te shkolles 9 vjeçare Lusen Njesia Adm Ujmisht Shkolla 9 vjeçare Lusen  Kukes   DAR Kukes
Instit Prefektit + SH.S.SH
4 – 11.10.2018  ora 13.00 Takim i perbashket me mesues,nxenes e
sociologë si dhe punonjes te sektorit te
shendetesise te Bashkise se Hasit
Zyra Arsimore dhe
Nen-Prefektura Has
Institucioni i Prefektit
Sherbim Social + Shendetësor
5 – 15.10.2018 ora 14.00 Takim me mesues dhe nxenes te shkollave per luften kunder trafikimit. Zyra Arsimore
Nenprefektura Tropoje.
Institucioni i Prefektit
Sherbimi Social Shteteror
6 – 17.10.2018
ora
11.00-12.00
Marshim kunder fenomenit te Trafikimit
ne bulevardin kryesor te qyteti me nxenes,
mesues,qytetare e punonjes social te
Bashkise Kukes
Levizja:Shtepia e Oficereve – Sheshi para Bashkisë..
Te gjithe antaret e KRAT e TTAT me pjesmarrje të plotë
7 – 22.10.18  ora 13.00 Takim me punonjes te Drejtorise Rajonale te
Shendetesise Kukes dhe punonjes te
Qendrave Shendetsore.
Drejtoria Rajonale e Shendetesise Kukes
Institucioni i Prefektit.
8 – 23.10.2018 ora 13.00 Takim mbi temen e trafikimit te femijeve dhe
ate te braktisjes se shkolles, shkaqet,
format e shfaqura dhe rreziku i fenomenit
Shkolla mesme e bashkuar ‘Ymer Mata’Zapod
DAR- Kukes
Institucioni i Prefektit.
9 – 31.10.2018 ora 11.00 Takim ne Institucionin e Prefektit te Qarkut
Kukes me Antaret e TTAT per te bere
analizen e zhvillimit te aktiviteteve te muajit
Tetor 2018.
Institucioni i Prefektit
Te gjithe anetaret e TTAT