Takimi i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit Kukës. 26.09.2018.

Takimi i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit Kukës. 26.09.2018.

Me datë 26.09.2018 ora 11.00 në Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal te Zhvillimit te Turizmit per te bere analizen e punes se ketij komiteti gjate sezonit turistik veror qe sapo mbyllem.
Takimi u zhvillua nen drejtimin e Prefektit te Qarkut z Zenel Kuçana.Ne kete takim merrte pjese edhe zv Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z Hajrulla Çeku si dhe perfaqesuesja e kesaj Ministrie znj Jorida Labi si dhe te gjithe antaret e Komitetit Rajonal te Zhvillimit te Turizmit.
Per punen e bere gjate ketij sezoni turistik veror,arritjet dhe problematikat e tij u paraqit nje material i plote ne sllajte nga Koordinatori i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes z Abdulla Domi,i cili theksoi se nga ana e bashkise Kukes konstatohet se nuk eshte bere sa duhet ne drejtim te promovimit te vlerave turistike qe mbart ne vetvehte kjo bashki dhe kerkoi qe ne te ardhmen te ushtrohet ndikim me i madh edhe tek Qeveria qe te akordohen fonde te mjafteshme per te bere nje gje te tille.Edhe per bashkine e Hasit rezultatet e arritura ne kete drejtim nuk jane ato qe priteshin ndaj u kerkua qe te merren masa qe te planifikohen fonde nga ana e bashkise per te promovuar potencialet e kesaj treve me tradita ne fushen e turizmit malor dhe kulturor.
Kurse nga ana bashkise Tropoje eshte punuar më me kujdes dhe jane realizuar shume aktivitete me karakter turistik e kulturor duke i kushtuar nje vemendje me te madhe pritjes dhe akomodimit te turisteve vendas dhe te huaj ne Luginen e Valbones.Gjate gjithe kesaj periudhe puna e policise dhe e organeve te rendit ka qene shume e mire gje qe ka quar te mos kemi pasur asnje ngjarje te pakendeshme.Edhe sherbimi shendetesor dhe ai i sherbimit te AKU-se ka qene i mire me sherbime dhe inspektime te vazhdueshme gjate ketij sezoni ne terren.U kerkua nga zv Ministri ndihme dhe nderhyrje per nje plan afatgjate per pastrimin e Liqenit te Fierzes si dhe nje ndikim qe te behet pike doganore ne piken aktuale te Shishtavecit gje qe do te bente te kalonin ne kete pike kufitare shume vizitore te huaj.
Ne fund zv Ministri Çeku falenderoi te gjithe antaret e KRZHT Kukes per punen e bere dhe kerkoi angazhim te vazhdueshem per te ngritur ne nje stad te ri punen e strukturave shteterore dhe vendore per nje turizem elitar dhe te aksesueshem gjate gjithe vitit.Ai garantoi mbeshtjen e Ministrise se Turizmit dhe te Qeverise Shqiptare ne ndihme te Organeve te Veteqeverisjes Vendore per te bere me te miren ne funksion te promovimit te vlerave dhe potencialeve turistike te zonave ne te gjithe Qarkun e Kukesit.Mbyllja e takimit u be nga Prefekti z Zenel Kuçana.

Kukes 26.09.2018.