Takime të Prefektit të Qarkut Kukës me të rinjtë e programit « Smile Albania »
Prefekti i Qarkut Kukes z.Zenel Kuçana me date 17.07.2018 zhvilloi nje takim ne piken kufitare te Morinit ku u njoh nga afer me punen qe te rinjtë e projektit “Smile Albania”po bejne ne promovimin e vlerave turistike te Shqiperise per turistet qe futen ne territorin tone ne kete sezon.
Nga ana e te rinjve u theksua se ka nje deshire te madhe per te promovuar sa me shume te jete e mundur vendin tone nepermjet flete palosjeve dhe udhezimeve per keto turiste si dhe u vu ne pah se nje buzeqeshje qe u dhurohet ketyre turisteve ne momentin e hyrjes ne territorin Shqiptar i ben ato te ndjehen shume mire dhe se kane marre nga keta te fundit falenderime per kete gjë.
U theksua se eshte e zgjidhur menyra e transportimit te tyre deri ne dogane dhe se ka nje baze materiale te mjaftueshme per tjua shperndare turisteve qe levizin ne kete pike kufitare.
Ne fund te ketij takimi nga ana e z Kuçana u la detyre per nje paraqitje sa me dinjitoze te ambientit ku punojne si dhe te vete ketyre te rinjeve me qellim qe te bejme cfarë eshte e mundur per te promovuar turizmin dhe per te realizuar ne kete menyre nje nder prioritetet e qeverise shqiptare.
Ne fund per te rinjte u garantua mbeshtetja e Institucionit e Prefektit te Qarkut Kukes per nje pune sa me cilesore dhe te kulturuar ne kete sezon turistik.