PREFEKTI I QARKUT KUKËS

 

Inspektime në Spitalin Rajonal Kukës dhe në Has e Tropojë,si dhe në farmacitw veterinere

Në bazë të një Plani Pune të planifikuar me datë 03.07.2018 Koordinatori i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës z Abdulla Domi së bashku me Nënprefektin e Hasit z Selman Geca si dhe Përgjegjësin e Sektorit të Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve te Deleguara z Ilm Lisha zhvilluan inspektime ne Spitalin Rajonal Kukës dhe në Spitalet Rajonale Tropojë dhe Has mbi menyren e grumbullimit,manipulimit,transportimit te mbetjeve spitalore.
Nga inspektimi i kryer rezulton se në pergjithësi është e zgjidhur proçedura ligjore dhe kontratat e lidhura me operatorin ekonomik privat që merr përsipër transportimin dhe manipulimin e këtyre mbetjeve,por ka një problematikë të madhe në ambientetet ku grumbullohen dhe mbahen këto mbetje deri në momentin e marrjes nga ana e firmës kontraktore.
Ky problem eshte më emergjent në Spitalin Rajonal Kukës pasi magazina ku mbahen e grumbullohen keto mbetje eshte totalish jashtë standarteve ligjore dhe që kërkon nderhyrje të menjëhershme nga ana e drejtuesve te ketij Institucioni për përmirësimin e gjendjes aktuale.
Kurse në dy spitalet bashkiake ne Tropojë dhe Has situata eshte më normale.
Nga ana e përfaqësuesve te Institucionit të Prefektit të Qarkut u la detyrë marrja e masave të menjëhërshme dhe u kërkua të sistemohet ambienti që shërben për magazinim duke e përshtatur me standartet e kerkuara ligjore,dhe se shumë shpejt do të ketë nga ana jonë një grup tjetër kontrolli për të parë zbatimin e detyrave të lëna.
Në Kukës kontrolli i farmmacive veterinere u bë nga z Abdulla Domi dhe Ilmi Lisha ndërsa në Has dhe Tropojë nga Nënprefekti i Hasit z Geca si dhe i Tropojës z Kurmekaj si dhe Përgjegjësi i Sektorit të Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve te Deleguara z Ilm Lisha.
U zhvilluan inspektime në të gjitha farmacitë veterinere në Kukës,Has dhe Tropojë ku u kërkua dokumentacioni i nevojshëm ligjor,ambientet ku tregtohen dhe ruhen barnat si dhe kontrolluan afatet e skadenceës së barnave që tregtohen ne disa njësi shërbimi.
Në të gjitha inspektimet ishin të pranishëm edhe specialistë të Drejtorisë së Bujqësisë Kukës.
Duhet thënë se në përgjithësi situata është nornale dhe brenda kërkesave të ligjiit,megjithatë do të ushtrohen kontrolle të tjera për një përmirësim të vazhdueshëm të situatës.

QershorKorrik 2018