PREFEKTI I QARKUT KUKES
Ne kuader te aktiviteteve me rastin e” Vitit te Skenderbeut” dhe te 140 vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit,me date 06.06.2018 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana priti ne nje takim koktej ne sallen e takimeve te Institucionit ,nje grup nxenesish te shkolles se mesme “Havzi Nela” Kukes se bashku me nendrejtoreshen e shkolles mesuesen Vjollca Gashi te cilet nga data 24.05.2018 deri me date 28.05.2018 ishin pjesmarres ne nje aktivitet mbarekombetar te zhvilluar ne Melk te Austrise me perfaqesues te shkollave nga te gjitha trojet shqiptare.
Ne kete aktivitet nga 10 shkolla pjesmarrese shkolla “Havzi Nela’ Kukes renditet e dyta dhe fiton ne total 38 medalje ne disa konkurime dhe disiplina.
Nxenesit dhe mesuesja shoqeroheshin ne kete aktivitet edhe nga Drejtori i DAR Kukes z Skender Ahmeti i cili ka qene edhe vete prezent ne disa nga garat e zhvilluara ne Austri dhe falenderoi Ambasadën e Kosoves ne Austri per mbeshtetjen qe i dhane ketij aktiviteti.
Me kete rast z Kuçana falenderoi nxenesit dhe mesuesit per suksesin e arritur dhe ju garantoj mbeshtetjen e vazhdueshme të Institucionit te Prefektit per nxenesit qe kane arritje shume te mira ne mesime dhe inkurajoi ato te merren me veprimtari kulturore e sportive larg veseve te keqija qe jane prezente sot ne shoqerine shqiptare si duhani,alkoli.
Ne fund nxenesit dhe mesuesja Gashi falenderuan Prefektin Kuçana per pritjen dhe u angazhuan per fitore dhe trofe te tjera ne te ardhmen.
Kukes 06.06.2018