PREFEKTI I QARKUT KUKËS
Ceremoni zyrtare në përkujtim të “ Ditës së Dëshmorëve të Atdheut ” në Kukës.
Në përkujtim “ Ditës së Dëshmorëve të Atdheut ” me datë 5 Maj 2018 në varrezat e dëshmorëve në Kukës nga ana e Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës , Komiteti i Veteranëve të Lançl dhe Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të rrethit Kukës u organizua një ceremoni zyrtare shtetërore.
Ishin të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor pas-ardhës të familjeve të dëshmorëve ,veteranë , përfaqësues të bashkisë Kukës , nxënës shkollash , përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe vendore , të rinj e të reja e ushtarakë.
Merrte pjesë në këtë ceremoni edhe z Safet Gjici i deleguari politik për Bashkinë Kukës.
Në emër të Institucionit të Prefektit të Qarkut përshëndeti të pranishmit Prefekti i Qarkut Kukës,z Zenel Kuçana si dhe z Agim Braha nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve.
Me këtë rast në emër të Institucionit të Prefektit u vendos një kurorë nga Prefekti i Qarkut dhe Koordinatori i Përgjithshëm z Abdulla Domi,njëkohësisht nga disa përfaqësues Institucionesh u vendosën kurora dhe u zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve në nderim të veprës së tyre.
Pas ceremonisë së zhvilluar në varrezat e dëshmorëve nga grupe të përbashkëta intelektualësh u zhvilluan vizita në familjet e dëshmorëve.
Lavdi Dëshmorëve të Popullit Shqiptar. I përjetshëm kujtimi i Dëshmorëve të Atdheut.
Kukës 05.05.2018