Takim me Organin Këshillues pranë Prefektit të Qarkut Kukës

                             PREFEKTI I QARKUT KUKES

Takim me Organin Këshillues pranë Prefektit të Qarkut Kukës

Në zbatim të ligjit 107/2016 date 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”,me date 24.04.2018 u zhvillua takimi i ketij Organi nen drejtimin e Prefektit te Qarkut z Zenel Kuçana me objekt “Kontrolli i Territorit”
Ne kete takim moren pjese te gjithe antaret e ketij organizmi dhe pasi u be nje prezantim i tyre u kalua ne diskutimin e problematikes se Mjedist dhe te ruajtjes se tij.
Folen ne kete takim Drejtori i Drejtorise Vendore te Policise z Perlat Vatoci,Drejtori i Komanduar i Inspektoriatit te Mjedisit dhe Pyjeve,z Sali Hallaci,dhe z Besnik Hallaçi Drejtor i Agjensise Rajonale te Zonave te Mbrojtura,si dhe z Rrahman Dema perfaqesues i Bashkise Kukes te cilet folen per punen e tyre ne keto institucione.
U trajtua ne kete takim i cili u shoqerua me slajte u prezantua puna e mire e bere ne funksion te : Rendit, Sigurise,Lufta kunder Kanabis,Lufta Kunder Trafikimit te Personave,Te kontrollohet dhe te ndiqen nga organet e ngarkuara me ligj sic jane Ndihma dhe Perkrahja Sociale,Ecuria ne Shkolla dhe Qendra Shendetesore,Shuarja e konflikteve qe mund te lindin.
U kerkua me force nga ana e prefektit qe ne thenmel te punes te jete bashkepunimi i te gjithe aktoreve ne Njesite Administrative si: Pergjegjesi i Njesise Administrative,Inspektori i Policise se Zones ,Drejtori i Shkolles,Pergjegjesi i Qendres Shendetsore Punonjesi i Zyres se Gjendjes Civile si dhe Kryetari i Fshatit per te bere me te miren ne funksion te jetes se qytetareve.
Ne kete takim diskutuan ne lidhje me kete problem thuajse te gjithe antaret e Organit Keshillues duke marre pergjegjesite dhe duke bere propozime per permiresimin e gjendjes ne vazhdim.
Ne perfundim te takimit z Zenel Kuçana falenderoi te gjithe punonjesit e administrates per aksionin e zhvilluar ne pastrimin e mjedisit dhe porositi te gjithe antaret e ketij Organi qe te marrin masat e duhura per nje mjedis sa me te paster si nje nder prioritetet e qeverise shqiptare.
Ai ofroi ndihmen e Institucionit te Prefektit per te nderhyre ne qeveri per zgjidhjen te problemit te pastrimit te liqenit te Fierzes si dhe kerkoi nje angazhim akoma me te madh ne perballimin e detyrave qe u jane ngarkuar Institucioneve per nje mjedis te paster.

Kukes 24.04.2018