Takim i Task-Forcës së Luftës Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabis

                            PREFEKTI I QARKUT KUKES

Takim i Task-Forcës së Luftës Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabis

Ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes me date 24.04.2018 ora 10.00  u zhvillua takimi i rradhes me perfaqesuesit te Task Forces Vendore.
Moren pjese ne kete takim dhe raportuan per punen e e bere te gjithe te antaret e TFV Kukes.
Ne kete takim pershendeti edhe Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana.
Në këtë takim të parë me ju si përfaqësues të Institucioneve Qëndrore në Task-Forcën Vendore të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ne zbatim të akteve ligjore, e detyrave të planizuara ne Planin e Veprimit te Task Forces Vendore gjate vitit 2018 ju sjell edhe njehere ne vemendje , punen tuaj te perditshme për parandalimin, organizimin e punës dhe kryerjen e operacioneve policore e Institucionale për identifikimin, asgjësimin e siperfaqeve të  mbjella me bimë narkotike kanabis.
Puna e Task Forces Vendore ka konsistuar ne sensibilizimin e komunitetit të Qarkut për ndërgjegjësimin e të gjitha shtresave të popullsisë për  rrezikshmërinë, pasojat qe ka fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike në jetën shoqerore e deri tek demet e pariparueshme shendetesore dhe shoqerore qe sjell per qytetarët.Ndaj nga ju kerkoj:
Përgatitja e Planit të Veprimit te cdo institucioni ku të pasqyrohet gjithë aktiviteti i punes se bere dhe te atyre forcave që do të marrin pjesë në këto veprimtari.
Planizimin e punes dhe te planeve te Veprimitne kuader te Luftës Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike në rajonin e çdo njësie vendore, ku të  bëjnë  pjesë  kryetarët e fshatrave dhe administrata e njësisë  vendore.
Sensibilizimin e komunitetit të Qarkut për ndërgjegjësimin e të gjitha shtresave të popullsisë për rrezikshmërinë, pasojat që ka fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike në jetën shoqërore e deri tek familjare e qytetarëve të Qarkut tonë.
Ndaj mendoj se njesitë e qeverisjes  vendore duhet të angazhojnë potencialet njerezore për  sensibilizimin qe nga  administratat e strukturat e veta qeverisese si këshillat komunale, kryetarët e fshatrave etj deri tek qytetaret dhe komuniteti i këtyre njësive.
Nga inspektoret dhe strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore te  Policisë Qarkut të zhvillohen takime me përfaqësues të pushtetit vendor, të komunitetit, kryetarët e fshatrave, anëtarë pleqësie, drejtues e nxënës të shkollave në shkallë Qarku.
Grupet e kontrollit të territorit të instruktohen e të jenë të përgjegjshëm për aktivitetin që kryejnë duke zbatuar të gjitha proçedurat e përcaktuara.
Vëmendje e veçantë ti kushtohet tokave pa pronare,shtepive apo stallave te baraktisura ,serave apo ish objekteve ushtarake në lartësi të territoreve dhe informacionet operative  të vleresohen duke vepruar në mënyre të shpejtë e të drejtëpërdrejtë.
Ne fund Prefekti i Qarkut z Kuçana duke falenderuar organet e rendit dhe te ushtrise për punën e bërë shprehu besimin se angazhimi serioz e i përgjegjshëm i të gjitha strukturave do të bëjë të mundur heqjen e qarkut tonë nga harta e kultivimit te bimëve narkotike.

                                                                                                              Kukes 24.04.2018.