Takim me Drejtuesit e Administratës Shtetërore të Qarkut Kukës

                                 PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Takim me Drejtuesit e Administratës Shtetërore të Qarkut Kukës

Me date 16.04.2018 ne oren 15.30 Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana zhvilloi ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit nje takim me te gjithe drejtuesit e Institucioneve Qerndrore ne nivel lokal.

Ne kete takim Prefekti i Qarkut i njohu te pranishmit me porosite e dhena nga ana e Qeverise Shqiptare dhe Kryeministri z Rama ne lidhje me aksionin  qe do te organizohet ne shkalle vendi me rastin e “Dites se Tokes” ne kuader te nismes se Qeverise Shqiptare “Per nje Shqiperi te Paster”e cila do te vazhdoje nga data 16 deri me 22 Prill 2018 dhe do te kete nje masivitet te madh per te pastruar mjedisin ne prag te fillimit te sezonit turistik 2018.

Per kete tha z Kuçana te gjithe punonjesit e Administrates Shteterore qe nuk ofrojne sherbime te detyrueshme per qytetaret do te jene pjese e ketij aksioni dhe do te raportohet cdo dite prane Institucionit te Prefektit me material dhe me foto per punen e bere ne funksion te ketij aksioni.

Gjithashtu ai porositi te gjithe drejtuesit e Institucioneve per nje disipline me te madhe ne pune,per luften kunder fenomenit te mitmarrjes dhe te korrupsionit neper zyrat e shtetit,per nje sjellje korrekte me qytetaret si dhe me plotesimin e planeve te punes per secilin Institucion.

Porosi e vecante u dha per te te bere te mundur qe te gjithe punonjesit te mos kene debi te pashlyera per emergjine elektrike apo ujin e pijshem.

Ne diskutimet e tyre drejtuesit e Institucioneve e garantuan z Kuçana per angazhimin ne permbushje te detyrimeve ligjore per te paguar te gjithe detyrimet per energjine elektrike  dhe ujin e pijshem si dhe do te marrin pjese ne aksionin qe do te zhvillohet nga data 16-22 Prill 2018.

                                                                                                              Kukes 16 Prill 2018.