Takime në Kukës të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë z Arben Ahmetaj,si dhe në Kukës,Has dhe Tropojë të Zv/Ministrit të Transporteve dhe Energjetikës z Artan Shkreli.

                              PREFEKTI I QARKUT KUKËS

 

Takime në Kukës të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë z Arben Ahmetaj,si dhe në Kukës,Has dhe Tropojë të Zv/Ministrit të Transporteve dhe Energjetikës z Artan Shkreli.

Ne baze te nje plani pune te paracaktuar Ministri i Ekonomise dhe i Financave z Arben Ahmetaj zhvilloi me date 11 04.2018 nje takim ne qytetin e Kukesit per te diskutuar me bisnesmenet e Bashkise Kukes ligjin per tatim fitimin dhe tatimet ne pergjithesi e sidomos te atyre te bisnesit te vogel qe do te perdorin nga 1 prilli 2018 fature tatimore.

Ne kete takim pati nje bashkebisedim te frytshem sa i takon prezantimit te formatitit zyrtar qe do te perdoret per pagesen e TVSH duke e beret e qarte se qeveria ka dhene te gjithe porosite qe te mos kete gjoba per subjektet qe per shkak te hedhjes se te dhenave ne sistem te mund te bejne gabime.

U diskutua ne kete takim edhe problematika e menyres se pageses se tarifes se perdorimit te rruges ,duke pranuar pergjegjesine se nuk eshte bere sa duhet transparenca e kesaj kontrate me grupet e interesit dhe se nga ana e qeverise shqiptare eshte ngritur nje grup pune qe po negocion me koncesionarin per te bere diferencimin e duhur ne pagesen per qytetaret e qarkut Kukes qe jane perdorues me te shpeshte te rruges se kombit.

Ne kete takim Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana falenderoi Ministrin Arben Ahmetaj per sqarimet e dhena dhe per menyren e zhvillimit te ketij bashkebisedimi.

Nderkohe per te bere sqarime rreth menyres se si dhe sa do te jete pagesa e tarifes se perdorimit te Autostrades se Kombit me date 11 prill 2018 zv Ministri i Transporteve dhe i Energjetikes z Artan Shkreli ishte ne nje takim ne Tropoje ku u diskutua me ne detaje puna qe po behet nga grupi negociator me koncensionarin ne lidhje me masen e pageses per banoret e qarkut Kukes.Nje takim i tille u zhvillua me date12.04.2018 edhe ne bashkite Has dhe Kukes me pjesmarrje te grupeve te interesit dhe te shoqerise civile ku nuk munguan diskutimet konstruktive dhe ku u dhane opinionet e tyre ne lidhje me te gjithe problemet qe shqetesojne banoret e ketij qarku.

Ne keto takime ishin te pranishem edhe Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana si dhe i deleguari i PS zoti Safet Gjici te cilet e falenderuan z Shkreli dhe kerkuan qe ne negociatat qe po zhvillohen te merret parasysh edhe gjendja e dobet ekonomike e banoreve te ketij qarku.