Takim për marrjen e masave në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabis.

                          PREFEKTI I QARKUT KUKES

 

Takim për marrjen e masave në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabis.

Me date 23.03.2018 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana se bashku me Nenprefektin e rrethit te Topojes z Mustaf Tahiraj si dhe ate te rrethit te Hasit z Selman Geca moren pjese ne takimin e organizuar nga ana e Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut ne lidhje me marrjen e masave per luften kunder mbjelljes,kultivimit dhe trafikimit te kanabis-it.

Pas raportit te paraqitur nga Drejtori i Policise Vendore z Perlat Vatoci dhe diskutimeve te te pranishmeve e mori fjalen ne kete takim edhe Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana i cili ne emer te qeverise shqiptare dhe te kryeministrit Rama e cilesoi aksionin dhe luften kunder kanabis si nje nder prioritet kryesore te kesaj qeverisje ne prag te hapjes se negociatave me Bashkimin Europian

Ndaj z Kuçana kerkoi nga te gjithe te pranishmit ne kete takim te ndertojne strategjine e tyre ne punen policore por edhe ne ate ne komunitet qe ne bashkepunim me te gjithe aktoret shteteror dhe vendor te heqim nga harta e kultivimit te narkotikeve Qarkun e Kukesit.Per kete z Kuçana ofroi gjithe mbeshtetjen e Institucionit te Prefektit te Qarkut qe si drejtues i Task-Forces Vendore te bashkerendojme punen,te realizojme detyrat qe na ngarkohen dhe te bejme te mundur realizimin e ketij objektivi madhor te Qeverise Shqiptare.

                                                                                                                               Kukes 23.03.2018