Në ndjekje të situates së Emergjencave Civile dhe të mbajtjes hapur të rrugëve .

                      PREFEKTI I QARKUT KUKES

 

Në ndjekje të situates së Emergjencave Civile dhe të mbajtjes hapur të rrugëve .

1-Ne zbatim te planeve te punes dhe te detyrimeve ligjore edhe gjate kesaj periudhe dimri sektori i Emergjencave dhe Krizave si dhe sektori i Kompetencave Vendore dhe Funksioneve te Deleguara prane Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes ka mbajtur ne qender te punes se tij marrjen e masave dhe ndjekjen e situates per te mbajtur te hapuara rruget nacionale per shkak te bores se rene dhe komunikimin e vazhdueshem me firmat sipermarrese per te qene ne krye te punes qe ne asnje moment dhe per asnje arsye rruget nacionale te qarkut Kukes te mos jene te bllokuara nga bora apao rreshqitjet e dherave apo gureve.

Nje pune te jashtzakonshme ne ndjekje te ketyre situtave kane bere edhe dy nenprefektet z Mustaf Tahiraj dhe Selman Geca te cilet gjate 24 oreve kane bere inspektimet e tyre ne terren ne bashkepunim me perfaqesuesit e firmave sipermarrese te pastrimit duke sjelle ne Institucion edhe informacionin periodik per pasqyrimin e kesaj situate.

2-Gjithashtu per shkak te renjes se reshjeve te medha te shiut te diteve te fundit niveli i liqenit te Fierzes arriti thuajse ne kuoten maksimale dhe krijoi nje problem per disa familje te fshatit Breg-Lume te Njesise Administrative Terthore Kukes per te cilet nje pjese e rruges automobilistike qe lidh rrugen kryesore me shtepite e tyre u be e pa kalueshme si rezultat i rritjes se nivelit te ujit.

Me marrjen e ketij informacioni dhe me porosi te Prefektit te Qarkut z Kuçana u be e mundur venja ne funksion e nje motobarke te marre nga Drejtoria e Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukes e cila u mundesoi ketyre banoreve dergimin ne shtepite e tyre te furnizimeve te blera per konsum familjar si: miell,uje dhe ushqime te ndryshme.

Nga ana e tyre banoret e kesaj lagjie falenderuan anagazhimin e Prefektit te Qarkut dhe te strukturave te Policise Vendore te Kufirit dhe Migracionit per ndihmen e ofruar,ndihme e cila do te vazhdoje te ofrohet sa here shikohet e nevojshme per raste te tilla emergjente.

3-Sot date 20.03.2018 Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana se bashku me Nenprefektin e rrethit Has z Selman Geca dhe Koordinatorin e Pergjithshem z Abdulla Domi ishin ne nje inspektim te ujmbledhesve te bashkise Has.U inspektua edhe nje rreshqitje e ndodhur ne lagjen Mazrrek te Njesise Administrative Fajza te Bashkise Has.Nga ana e z Kuçana u dha porosi per bashkine qe per shkak te reshjeve te medha te shiut te kete ne vemendje mbajtjen nen kontroll te nivelit te ujit ne kete ujmbledhes te kontrollohen shkarkuesit katastrofike dhe te sillet informacion ne Prefekture per situaten  ne vazhdim por edhe per kryetarin e fshatit Vranisht  prezent ne kete inspektim qe te merren masa per devijimin e ujit nga vendi i rreshqitjes me qellim qe te fillohet te sistemohet situata dhe te mos kete me levizje te tokes qe te paraprijme ndonje ndodhi te rrezikshme per banoret qe ndodhen me shtepi poshte vendit ku eshte shfaqur kjo rreshqitje.

                                                                                                                     Kukes Janar-Mars 2018