PREFEKTI I QARKUT KUKES
Takim për falenderim në Detashmentin e Mbështetjes Rajonale Kukës
28.02.2018
Sot date 28.02.2018 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana se bashku me Drejtorin e Spitalit Rajonal Kukes z Ismet Nika dhe Koordinatorin e Pergjithshem te Prefektures z Abdulla Domi ishin ne Detashmentin e Mbeshtetjes Rajonale per te pergezuar efektivet e kesaj strukture per punen e shkelqyer qe ata bene per transportimin nga fshati Tejdrine te Njesise Administrative Ujmisht drejt spitalit te Kukesit te nje nëne 38-vjeçare qe paraqitej ne gjendje te rende shendetsore.Per shkak te bores se madhe keta efektive e kane transportiuar ne barrele kete te semure per mbi nje ore e gjysem per te zbritur deri ne rrugen kryesore ku ishte mjeti i kalueshmerise se larte.
Prefekti i Qarkut z Kuçana pasi pergezoj trupat e kesaj njesie per punen e bere theksoi se jemi te bindur se forcat e armatosura do te dine te jene ne mbeshtetje te qytetareve ne nevoje ne keto dite emergjencash civile si dhe i garantoi se nga ana jone do meritojne gjithmone mirenjohjen shteterore.
Edhe z Ismet Nika i falenderoi efektivet e Detashmentit te Mbeshtetjes Rajonale te angazhuar ne kete nderhyrje emergjente dhe i pergezoi ne emer te Drejtorise Rajonale Spitalore Kukes
Ne fund te kesaj ceremonie komandanti i repartit falenderoj te autoritetet per vleresimet dhe ju garantoi gadishmerine e efektiveve te ketij reparti ne raste te tilla.