PREFEKTI I QARKUT KUKËS
Kukës, më 18.01.2018
Në zbatim të ligjit 107/2016 date 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”Kreu IV “Vendimmarrja dhe organizimi” neni 23 Organi këshillues pranë Prefektit të Qarkut”, të Urdhrit nr 95 dt.04.01.2018“Për ngritjen e Organit Këshillues pranë Prefektit”,me date 18.01.2018 u zhvillua takimi i pare i ketij Organi nen drejtimin e Prefektit te Qarkut z Zenel Kuçana.
Ne kete takim moren pjese te gjithe antaret e ketij organizmi dhe pasi u be nje prezantim i tyre u kalua ne diskutimin e problematikes se Mjedist dhe te ruajtjes se tij.
Folen per kete problematike z Dem Brati Drejtor i Inspektoriatit te Mjedist dhe Pyjeve,z Shemsi Shahu Drejtor Agjensise Rajonale te Mjedisit si dhe z Besnik Hallaçi Drejtor i Agjensise Rajonale te Zonave te Mbrojtura te cilet paraqiten pune e bere dhe problematiken me te cilen ndeshen gjate punes se tyre keto institucione.
Ne fjalen e tyre kryetaret e Bashkive te Tropojes dhe te Hasit perkatesisht Besnik Dushaj dhe Adem Lala theksuan se jane munduar me te gjithe menyrat per te bere me te miren me gjithe veshtiresite finaciare te bashkive per te zgjidhur perfundimisht problemin e mbrojtjes se mjedisit.U vu ne pah puna e mire e bere nga ana e bashkise Has ne pastrimin e qytetit si nje nder bashkite me te pastra ne shkalle qarku.
Ne kete takim diskutuan ne lidhje me kete problem thuajse te gjithe antaret e Organit Keshillues duke marre pergjegjesite dhe duke bere propozime per permiresimin e gjendjes ne vazhdim.
Ne perfundim te takimit z Zenel Kuçana porositi te gjithe antaret e ketij Organi qe te marrin masat e duhura per nje mjedis sa me te paster si nje nder prioritetet e qeverise shqiptare.
Ai ofroi ndihmen dhe bashkepunimin e Institucionit te Prefektit per te nderhyre ne qeveri per zgjidhjen perfundimtare te problemit te pastrimit te bashkive duke insistuar ne ndertimin e nje lanfilldi te perbashket si dhe te pastrimit te liqenit te Fierzes si dhe ju kerkoi organeve ne vartesi te Ministrise se Mjedist dhe Turizmit nje angazhim akoma me te madh ne perballimin e detyrave qe u jane ngarkuar per nje mjedis te paster e nje sezion gjithevjetor turistik te paster.
Ne fund z Kuçana i prezantoi Organit Keshillues Projekt-Tematiken e meposhtme që u miratua.
Projek-Tematika e Problemeve qe do te trajtohen ne takimet e Organit Keshillues Prane Prefektit te Qarkut Kukes gjate vitit 2018.
Mjedisi.
Situata aktuale,Masat qe do te ndermerren,Plan i perbashket me Keshillin e Qarkut dhe 3 Bashkite per pastrimin e territoreve sidomos ne pikat më problematike.Masat e marra per zgjidhjen perfundimtare te Liqenit te Fierzes.Pikat e grumbullimit te mbeturinave urbane dhe te inerteve.Masat qe do te merren per mbjelljen e pemeve dhe te gjelberimit ne te tre bashkite.
Kontrolli i territorit
Rendi,siguria,Lufta kunder kanabis,Lufta kunder trafikimit te personave,Ndihma dhe perkrahja Sociale,Ecuria ne Shkolla dhe Qendra Shendetesore,Shuarja e konflikteve qe mund te lindin.
Bashkepunimi i te gjithe aktoreve ne Njesite Administrative si: Pergjegjesi i Njesise
Administrative,Inspektori i Policise se Zones ,Drejtori i Shkolles,Pergjegjesi i Qendres Shendetsore Punonjesi i Zyres se Gjendjes Civile si dhe Kryetari i Fshatit.
Funksionimi dhe b/punimi i Njësive të Qeverisjes Vendore & Degët Territoriale .
Bashkepunimi Institucional ne funksion te maredhenjeve sa me te mira ne mes Organeve Qendrore dhe atyre te Veteqeverisjes Vendore.Pikat e perbashketa kur ligji e detyron kete maredhenje dhe komunikimi Institucional ne mes tyre pa cenuar autonomine e secilit Institucion.Propozimi i formave te reja te bashkepunimit.
Arsimi.
Situata aktuale ne shkollat e qarkut Kukes.Numri i mesuesve dhe i nxenesve per cdo shkolle.Cilesia edhe kualifikimet e mesuesve ne lenden perkatese me arsimin perkates.Braktisja e shkolles nga femijet.Problematika aktuale ne objektet shkollore,Serioziteti i punes me nxenesit.Banka,stola dhe materiale tjera mesimore.Gjendja e tualeteve,Uje te pijshem,terrenet sportive (edukimi,aktivitete kulturore dhe sportive)
Zjarret dhe parandalimi,
Puna e Inspektoreve dhe e Njesive Administrative ne terren per mbrojtjen e pyjeve nga zjarri. Sherbimi zjarrëfikës sot ne te tre bashkite e qarkut.Organika aktuale Kualifikimet,Testimet, Kapacitetet dhe Llogjistika.Permiresimet e mundshme ne ambiente dhe ne automjete.
Potencialet turistike të Qarkut.
Kapacitetet aktuale turistike.Gjendja e rendit dhe e sigurise ne zonat turistike.Infrastruktura dhe gjendja e mjedisit ne keto zona.Sherbimi i ofruar shfrytëzimi i kapaciteteve.Udherrefyesit dhe fletëpalosjet dhe detyrat ne kuader te sezonit turistik gjithe-vjetor.
Shëndetësia
Ofrimi i ketij shërbimi ndaj qytetarëve.E gjithe problematika ne kete sektor jetik.Gjendja e fizike e Spitalit Rajonal Kukes dhe e atyre Bashkiake ne Tropoje dhe ne Has,Gjendja e Qendrave Shendetesore ne Njesite Administrative,Mungesat ne mjeke specialiste dhe marrja e masave per patronazhin,Paisja me llogjistike,Paisje spitalore me ngrohje,Displina ne pune dhe lufta kunder korrupsionit dhe familjaritetit ne keto institucione.
Ujësjellësat,
Gjendja aktuale e Ujsjellesëve ,Siguria e depove te ujit, Sasia e prurjeve,Oraret e furnizimit me ujë, Klorinimi,Cilesia (marrja e kampioneve per analize) si dhe ligjshmëria e ketij sektori,formalizimi me sahate per abonentet dhe kushtet e përdorimit.(Aksion qe pritet te filloje ne muajin shkurt.
Njësitë minerare.
Situata aktuale e ketij sektori .Vendburimet dhe shfrytëzimi i tyre. përmirësimi i gjendjes aktuale duke synuar në luftën kundër informalitetit, përmirësimin e rrëgullave të sigurimit teknik të mbrojtjes në punë, kërkesën e llogarisë për të rikthyer mjedisin në gjendjen e mëparshme, punësimin në këtë subjekt të sa më shumë banorëve në Njësitë Administrative respektive, rrethimin dhe izolimi i zonës ku zhvillohet aktiviteti etj.
Intensifikimi i b/ punimit ndërkufitar
Kontaktet dhe takimet me komunat Prizeren, Gjakovë dhe Pejë.Takime dhe Plane pune te perbashketa me ndihmen edhe te ambasadorit tone ne Kosove .
Administrata dhe përformanca e saj.
Niveli i performances se administrates ne pergjithesi,Trajnimet dhe kualifikimet e saj per tju pergjigjur kerkesave te kohes,Shërbimi ndaj popullit ,burokracitë ne zyra dhe kerkesa e llogarise nga drejtuesit,Transparenca dhe Korrupsioni,Vendet vakante ne administrate dhe kerkesa per plotesimin e tyre nga DAP.
Emergjencat Civile.
Planet e Punes Mujore dhe Vjetore.Bashkepunimi i Institucionit te Prefektit te Qarkut me Drejtorite e EC prane Bashkive te Qarkut.Parandalimi ,menaxhimi dhe reabilitimi.
Krijimi i nje databaze me te dhena per ushtaraket ne rezerve per angazhimin e tyre ne rast emergjencash.
Ankesat e qytetarëve.
Krijimi i nje rregjistri per pritjen e qytetareve.Trajtimi i problemeve, Administrimi i ankesave dhe i kerkesave te tyre.Monitorimi dhe kerkesa shkresore per zgjidhjen e ankimimit.Administrimi i shkesave te ardhura dhe ndjekja e zgjidhjes se tyre.