REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTI I QARKUT KUKËS
Ne kuader te njohjes me situaten dhe te inspektimit ne objektet e rendesise se veçante para disa ditesh Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana i shoqeruar edhe nga Nenprefekti i rrethit Tropoje z Mustaf Tahiraj zhvilluan nje vizite ne Hicrocentralin e Fierzes ku u njohen nga afer me punen qe behet ne kete objekt me rendesi kombetare per prodhimin e energjise elektrike.
Inxhinier Agim Hajdini i paraqiti z Kuçana nje ekspoze te situates hidrike ne kaskaden e liqenit te Fierzes ,punen e ketij gjigandi te prodhimit te energjise elektrike ,masat e marra per remontet e vazhdueshme ,punen ne sallen e turbinave te cilat prodhojne energji si dhe sallen e komandimit,si dhe e njohu nga afer edhe me masat e ruajtjes dhe te sigurise si nje objekt i rendesise se vecante.
Prefekti z Kuçana porositi qe te vazhdohet te merren masat e duhura per sigurine e ketij objekti dhe te kete nje angazhim maksimal per nje pune te panderprere duke mbajtur ne gadishmeri te gjithe agregatet dhe turbinat qe kompletojne funksionimin korrekt te ketij hidrocentrali.
Me date 26.12.2018 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana zhvilloi nje inspektim ne objektin e rendesise se vecante dhe nje nder investimet me te rendesishem te rrethit tone Aeroporti i Kukesit.Ne kete inspektim z Kuçana shoqerohej nga Koordinatori i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit z Abdulla Domi si dhe z Azem Tema nga Sektori i Emergjencave Civile prane kesaj Prefekture.
Drejtori i Aeroportit te Kukesit z Tan Meçani e njohu Prefektin me situaten ne kete Aeroport,mbi punen qe po behet nga ana e Qeverise Shqiptare per mundesine e venjes se ketij aeroporti ne funksion nepermjet dhenjes per fluturime per kompanite qe operojne me çmime te ulta si dhe per sigurine dhe mbajtjen ne gadishmeri te objekteve dhe te paisjeve te montuara ne kete aeroport.
Ai theksoi se aktualisht Aeroporti i Kukesit eshte prone e Drejtorise se Pergjithshme te Aviacionit Civil dhe se nga negociotat e zhvilluara me disa aeroporte nderkombetare theksoi drejtori jane 5 kompani qe po shfaqin interes nga te cilat disa kompani Italiane dhe Hungareze te cilat na kene premtuar se ne fillim te pranveres se ardhshme do te vijne te kontrollojne parametrat dhe te zhvillojne testimet e tyre ne pisten,aparaturat sinjalistike si dhe te gjithe aksesoret tjere si dhe te ndihmojne ne marrjen e licenses se sigurise nga Autorioteti Europian e Aviacionit Civil.
Aktualisht jane te punesuar 10 persona por qe shume shpejt theksoi drejtori ky numer do te zbrese ne 7 punonjes nga te cilet 1 ekonomist,nje punonjes i kadastres si dhe 5 punonjes mirembajtje.
Pastaj z Kuçana se bashku me drejtorin e Aeroportit inspektuan pisten ,zyrat dhe magazinat e ketij aeroporti si dhe bene nje inspektim edhe ne pjesen ndihmese te pistes ku theksuan nderhyrjen e menjehershme per pastrimin e ambientit nga ferrat dhe mbaturinat me qellim qe te krijohet nje ambient sa me i paster dhe te hapet fushe-pamja e ketij aeroporti.
Nga ana e tij prefekti i qarkut z Kuçana e garantoi drejtorin per ndihmen e vazhdueshme qe Institucioni i Prefektit do te jape me nderhyrjet ne qeveri dhe ne ministri per te beret e mundur hapjen e ketij aeroporti si nje mundesi e mire per promovimin e vlerave turistike te qarkut Kukes dhe per punesim te disa punonjesve ne aktivitete ndihmese te aeroportit si bufe e restorante, taxi,hotele,parkingje e lavazhe si dhe pregatitjen per akomodim te turisteve qe mund te udhetojne ne keto linja nepermjet aeroportit te Kukesit.