REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTI I QARKUT KUKËS
Ne kuader te marrjes se masave per perballimin e difekteve dhe avarive si dhe te furnizimit konstant me energji elektrike te abonenteve ne periudhen e dimrit qe po afron,Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana zhvilloi nje takim me drejtues dhe me stafin teknik te OSHEE-se ne shkalle qarku
Ne kete takim u be nje ekspoze e plote e situates nga ana e drejtuesve te Drejtorise Rajonale te OSHEE-së ku u paraqiten rezultatet e arritura por u diskutua dhe puna per permiresimin e dobesive dhe te metave te konstatuara gjate punes se bere.
U theksua se nga ana e Operatorit te Shperndarjes e Energjise Elektrike Dega Kukes ka pasur nje angazhim te plote dhe te vazudueshem per te eleminuar difektet dhe avarite qe ndodhin dhe te per te furnizuar ne menyre te vazhdueshme me energji te gjithe abonentet.
U vu ne dukje problematikat qe permban ne vetvehte rrjeti i shperndarjes per shkak te amortizimit te madh nder vite si dhe per mungesen e investimeve ne keto linja.U tha se ne vazhdimesi eshte kerkuar nga ana e Drejtorise Qendrore furnizim me baze materiale sidomos me shtylla betoni apo druri te reja per te zevendesuar shtyllat ekzistuese te amortizuara nga koha e gjate e vendosjes se tyre,por megjithe premtimet e herepashershme akoma kemi shume mangesi ne kete drejtim.
Nderkohe qe u theksua se ka pasur ne pergjithesi nje furnizim korrekt sa i takon materialeve te tjera si:Percjelles elektrik , izolatore ,traversa dhe materiale te tjera ne funksion te zgjidhjes se avarive.
Problemetike vazhdon te ngelet edhe amortizimi i kabinave elektrike si dhe siguria e tyre.
U theksua se ka rezultate te mira sa i takon pageses se energjise elektrike por ka nje grafik jo te kendshem situata e humbjeve ne rrjet.Keshtu Kukesi eshte ne nivelin 45 deri 55 %,Hasi rreth 50% ndersa Tropoja eshte me keq me kete tregues pra rreth 70% me humbje ne rrjet.
Ne fund te takimit Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana falenderoi te pranishmit per punen e bere dhe theksoi se eshte e papranueshme situata e humbjeve ne rrjet ndaj dha porosi te qarte per marrjen e masave me kontrolle te here pas hershme me grupe pune mikse per nje ecuri normale te furnizimit me energji elektrike ne te gjithe territorin e qarkut Kukes,si dhe per nje permiresim te vazhdueshem te treguesve te pageses se energjise elektrike si dhe uljen e humbjeve ne rrjet.
Gjithashtu z Kuçana ofroi gadishmerine e Institucionit te Prefektit per ndihmë Institucionale ne koordinimin per perballimin e Emergjencave Civile,si dhe miratoi kerkesen qe te urdherohen gjithe Institucionet vendore dhe qendrore ne nivel lokal me qellim qe te marrin masa per pagesen e faturave te energjise elektrike nga te gjithe punonjesit e tyre.