Akivitet përkujtimor dhe koktej me rastin e “29 Nëntorit” Festës së Çlirimit të Shqipërisë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Akivitet përkujtimor dhe koktej me rastin e “29 Nëntorit” Festës së Çlirimit të Shqipërisë.

 Me rastin e festës së Çlirimit me datë 29.11.2017 Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Kukës duke mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse në respekt dhe në nderim të të rënëve për çlirimin e atdheut,si dhe vendosi një kurore me lule në emër të institucionit të prefektit të qarkut.

Në këtë ceremoni morën pjesë veteranë dhe pas-ardhës të familjeve të dëshmorëve, drejtues si dhe punonjës të instucioneve vendore,të rinj e të reja,mësues,ushtarakë dhe qytetarë të shumtë.

Pas fjalës së rastit mbajtur nga kryetari i organizatës së familjeve te dëshmorëve të rrethit z Agim Braha në këtë aktivitet përshëndeti edhe z Kuçana i cili përcolli edhe njëherë tek të pranishmit përshëndetjet dhe urimet më të mira të qeverisë shqiptare për festat e 28 dhe 29 Nëntorit duke theksuar se këto festa janë historike për vlerat që mbartin në vetvehte dhe që janë pjesë e historisë sonë kombëtare.

Për nder të këtyre dy festave pas aktivitetit të zhvilluar në varrezat e dëshmorëve Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana shtroi për veteranët dhe pasardhesit e familjeve të dëshmoreve edhe një koktej në sallën e takimeve të institucionit të prefektit të qarkut Kukës.