Në kuadër të permbylljes se aktiviteteve te zhvilluara gjate Muajit Tetor Antitrafik, ashtu si edhe vitet e tjera,Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit,Sportit dhe Rinisë,Komitetet Rajonale dhe Tryezat Teknike Antitrafik si dhe Caritas Shqiptar organizoi me date 30.10.2017 ne ambientet e Qendres Rinore ne Tirane ekspozitën e pikturave “Trafikimi në sytë e Fëmijëve”, me piktura të realizuara nga fëmijë të shkollave 9-vjecare dhe gjimnaze nga 12 qarqe të vendit, si dhe me punimet e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit që janë akomoduar në 4 qendrat pritëse dhe ri-integruese.
Ne kete aktivitet ne te cilen ishin te pranishme edhe zv ministrja e brendshme znj Rovena Voda si dhe zv ministrja e Arsimit Sportit dhe rinise znj Besa Shahini u be nje bashkebisedim i ngrohte i menyres se menaxhimit te aktiviteteve te zhvillura gjate ketij muaji ne te gjithe qarqet e vendit si dhe propozime per permiresimin e zhvillimit te keyre aktiviteteve ne vazhdim.
Institucioni i Prefektit te Qarkut Kukes u perfaqesua ne kete aktivitet nga Kordinatori i Pergjithshem i ketij Institucioni z Abdulla Domi.
Ekspozita qëndroi e hapur nga ora 09.00-17.00 dhe u shperndane me kete rast edhe 3 çmimet fituese me punimet me te mira te pikturave te nxenesve me teme luften kunder trafikimit te personave.