Takimi per luften kunder trafikimit personave ne shkollen e mesme Bicaj Kukes

Ne zbatim te kalendarit te aktiviteteve te muajit Tetor Antitrafik  me date 11.10.2017  ne shkollen e mesme “Bajram Abdiu” Bicaj u organizua nje takim sensibilizues per luften kunder trafikimit te personave me nxenesit dhe mesuesit e kesaj shkolle.

Ne takim ishin te pranishem perfaqesues dhe anetare te Tryezes Teknike Antitrafik si dhe koordinatori i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes z Abdulla Domi.
Pas fjales se hapjes se takimit nga drejtori i kesaj shkolle z. Zeqir Hereni, per rendesine e fushates se sensibilizimit ndaj fenomenit te trafikimit te personave foli perpara te pranishmeve Koordinatori i Pergjithshem i Prefektures Kukes z.Abdulla Domi njekohesisht edhe kryetar i TTAT.
Pastaj takimi u zhvillua ne forme bashkebisedimi me pyetje nga nxenesit dhe pergjigje nga specialistja e Drejtorise Rajonale e Sherbimit Social Shteteror Kukes znj.Besarie Geca.
Ne fund te takimit perfaqesuesja e DAR Kukes znj.Farie Zeneli foli per rendesine e kesaj fushate si dhe rreth aktiviteteve qe ky Institucion do te zhvilloje kete muaj ne shkollat e Qarkut Kukes.
Tryeza Teknike Anti-Trafik e Prefektures Kukes falenderon drejtuesit,mesuesit dhe nxenesit e shkolles se Mesme te bashkuar Bicaj per menyren e jashtezakonshme te zhvillimit te aktivitetit.
Takime te ngjashme do te zhvillohen edhe ne ditet ne vazhdim ne shkollat e bashkive Kukes Has dhe Tropoje.