Inspektim ne rruge dhe territor Janar 2016

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Me date 04.01.2016 Grupi i Punes i Emergjencave Dimerore te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes i kryesuar nga Sekretari i Pergjithshem z Abdulla Domi ka zhvilluar nje inspektim ne segmentin rrugor Kukes-Krume-Qaf Prushi pjese e segmentit te rrugeve nacionale te qarkut Kukes.Gjate inspektimit ne prani edhe te nenprefektit z Selman Geca u mor takim me perfaesuesit e firmave “Marsi’,firmes “Haziri” me te cilet ndame porosine per nje mirembajtje korrekte te rruges ne parametrat optimale te levizjes se mjeteve duke garantuar pastrimin e menjehershem te rruges nga bora dhe hedhjen e sasise se duhur te krypes ne rruge.

 

Me date 05.01.2016 Grupi i Punes i Emergjencave Dimerore te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes i kryesuar nga Sekretari i Pergjithshem z Abdulla Domi ka zhvilluar nje inspektim ne segmentin rrugor Kukes-Shishtavec pjese e segmentit te rrugeve nacionale te qarkut.Ne kete inspektim morem takim ,me perfaqesuesit e firmave mirembajtese te kesaj rruge dhe ndoqem nga afer punen e kompanive:”Arbotec”,si dhe te perfaqesuesve te Fshzh-se qe kane ne ndertim dhe mirembajtje segmentin e kesaj rruge.U dha porosi per te qendruar ne krye te punes per pastrimin e segmentit nga bora dhe hedhjen e krypes me qellim krijimin e kushteve normale per levizje.

Me date 06.01.2016 mbas nje sinjalizimi ne Institucionin e Prefektit grupi i punes i kryesuar nga z Domi dhe i perbere edhe nga z Azem Tema dhe Ilmi Lisha ishin per nje inspektim ne fshatin Domaj te Njesise Administrative Gjinaj te Bashkise Has.Ne fakt situata ishte shume serioze pasi burimi ujor ”Gjurra e Domnit”per shkak re renjes se sasise se madhe te shiut kishte dale nga shtrati dhe rrezikohej jeta e disa banoreve.U dha porosi dhe u moren masa per evakuimin e banoreve per shpetimin e jetes se tyre dhe te blegtorise dhe u porositen Bashkia Has dhe kryqi i kuq qe te sjellin ndihmat e duhura per kete situate.Ne mbremje te kesaj dite ndihmat arriten dhe u be evidentimi i demeve te shkaktuara nga kjo fatkeqesi natyrore.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]